• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe media ndërkombëtare me sytë nga Euronews Albania

by Java News
19/11/2018 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajmi se gjigandi mediatik Euronews dhe grupi “IN Media” nënshkruan partneritetin e tyre për të lançuar Euronews Albania, televizionin dhe platformën dixhitale mediatike, ka bërë tashmë edhe xhiron e botës.

Duke qenë se është franchise-i i parë i Euronews, lajmi ka bërë jehonë në disa media të rëndësishme ndërkombëtare si “Le Figaro”, “France 24”, CBNews”, “L’Express”, “Liberation”, “Capital”, “Le Croix” etj.

E përditshmja franceze “Le Figaro” ka cituar presidentin e “IN Media”-s, zotin Theodhori Cami, i cili është shprehur se: “Produkti mediatik në Euronews Albania do të jetë i standardeve më të larta në rajon”.

Mediat e huaja theksojnë se gjigandi Euronews, si një patentë e sprovuar e garancisë së cilësisë së lajmit, do të ndihmojë me ekspertizën e tij që dega e sapohapur në Tiranë të prodhojë lajme të nivelit ndërkombëtar. Ndërkohë që, sipas kontratës, Euronews do të ketë mundësinë të përdorë mbulimin rajonal të degës në Shqipëri, në të gjitha platformat e saj.

Gjigandi tjetër mediatik europian, “CBNews” citon Michael Peters-in, Drejtorin Ekzekutiv të Euronews-it, i cili tha se kompania e tij mediatike krijon për herë të parë një franchise. Në media të tjera ndërkombëtare, fjala e zotit Peters ka qenë më e plotë: “Ky bashkëpunim është dëshmi e forcës sonë, e cila ka ardhur duke u rritur si rrjedhojë e disa ndryshimeve të rëndësishme që kemi bërë vitet e fundit”, është shprehur ai.

“Vazhdojmë të rritemi si media “glokale” (një term i përfituar nga bashkimi i fjalëve globale me lokale), duke qenë ndërkombëtarë në qasje e duke u qëndruar pranë audiencave lokale. Marrëveshje të tilla kontribuojnë drejt synimit tonë të palëkundur strategjik për ta bërë Euronews-in median numër një globale, jo vetëm në Europë, por edhe në botë”.

Siç citon media e njohur franceze, “France 24” Euronews Albania pritet të nisë transmetimet në muajt e parë të vitit 2019, me profesionistët më të mirë vendas. Me këtë krijim të ri, lajmet do të ofrohen në mënyrë më të drejtpeshuar dhe më të larmishme se të gjithë transmetuesit e tjerë rivalë në Ballkan.

Next Post
Arrestohet shefi ekzekutiv i Nissan, mashtroi me të ardhurat

Arrestohet shefi ekzekutiv i Nissan, mashtroi me të ardhurat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In