• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Edhe me kundërshtarët duhet biseduar

by A R
29/10/2015 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga MATTHIAS VON-HEIN/ Shtetet e Bashkuara e kanë rishikuar rrënjësisht politikën e tyre ndaj krizës në Siri. Edhe aleati i Asadit Irani do të përfshihet tani në bisedimet me Sirinë.

Ky hap është i vonuar

Pas katër vitesh të vrasjeve dhe shkatërrimeve në Siri më në fund duken lëvizje brenda fronteve tepër të ngurtësuara. Uashingtoni bëri një ndryshim dramatik të kursit duke hequr dorë nga pozicioni themelor i tij lidhur me krizën në Siri. Një hap vendimtar është tani njoftimi i ministrit të Mbrojtjes Ashton Carter, për të përdorur në të ardhmen edhe trupa tokësore në luftën kundër IS – veçanërisht në Irak, ndoshta edhe në Siri. Por edhe më e rëndësishme është gatishmëria e SHBA për të sjellë në tryezën e bisedimeve tani një nga lojtarët kryesorë në dramën siriane: Iranin.

Nuk ka zgjidhje pa Moskën dhe Teheranin

Këtë javë në Vjenë do të zhvillohen bisedime të reja për të ardhmen e Sirisë dhe kësaj rradhe në tryezën e bisedimeve është edhe ministri i Jashtëm i Iranit, krahas atyre të SHBA-së, Rusisë, Arabisë Saudite, dhe Turqisë. Kjo gjë është kundërshtuar për një kohë të gjatë nga SHBA dhe Arabia Saudite. Që në janar 2014 SHBA këmbëngulnin që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, të mos e ftonte Iranin në bisedimet për Sirinë në Gjenevë. Tani rritja e ndikimit të islamistëve të IS, intensifikimi i sulmeve ushtarake ruse dhe veçanërisht dështimi i plotë i trupave të rebelëve të përgatitur nga SHBA bënë që të fitonte bindja se nuk mund të bisedosh vetëm me miqtë, kur duhet të zgjidhësh një krizë!

Edhe pse Moska dhe Teherani e shohin Bashar al-Asadin si presidentin e ligjshëm të Sirisë, kundër këtyre aleatëve të rëndësishëm të regjimit sirian nuk do të ketë zgjidhje të konfliktit. Kjo mund të mos i pëlqejë dikujt, por ky është realiteti. Kjo do të thotë edhe se do të ketë së paku një periudhë kalimtare me Asadin. Aq e papranueshme që të duket pas gati 300.000 të vrarëve në luftën e Sirisë, nuk ka alternativa më joshëse.

Opozita e moderuar siriane, aq e mbrojtur nga Perëndimi, është më shumë fantazi se sa realitet. Opozita është e ndarë në qindra grupe të armatosura, të cilat ndryshojnë vetëm në shkallën e ekstremizmit të tyre fetar me IS apo me degën e al-Kaedës, frontin Al-Nusra. Nga ana tjetër, fakti që tre deri katër milionë sirianë refugjatë brenda vendit kërkojnë mbrojtje pikërisht te mbështetja e Asadit në Damask dhe perifeti, flet për simpatinë, që Assad gëzon ende në mesin e popullsisë.

Tri vite të humbura

Aq sa është e kënaqshme, dinamika e re në konfliktin e Sirisë ajo lë pas një shije të hidhur. Kjo që është arritur tani, mund të arrihej edhe para tre vjetësh. Këtë e pohon së paku ish-presidenti i Finlandës Martti Ahtisaari. Fituesi i çmimit Nobel, ish- negociatori për Sirinë, tha në mes të shtatorit në gazetën “Guardian”, se në vitin 2012 Rusia kishte propozuar si pjesë të zgjidhjes paqësore “dorëheqjen e Asadit, por duke ruajtur reputacionin e tij”.

Por SHBA, Anglia dhe Franca kishin qenë atëherë aq të bindur, se Asadi do të binte shpejt, saqë e injoruan propozimin rus. Ahtisaari vetë flet për një rast të humbur. Mbetet të shpresohet që tani të pesë palët në Vjenë të mos humbasin më shanset, për të bërë hapat që të çojnë në dhënien fund të gjakderdhjes.

Që të vijmë përsëri te vendosja e forcave tokësore amerikane në Siri: Nëqoftëse ndodh, atëherë kjo duhet të bëhet vetëm pas bisedimeve me Iranin dhe Rusinë. Përndryshe rreziku, që ushtria ruse dhe ajo amerikane të përplasen dhe konflikti të përshkallëzohet përsëri, është shumë i madh. /DW

Next Post

Vetëm 18 % e kosovarëve janë të kënaqur me institucionet ekzekutive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In