• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe me djallin sikur të bashkohet Saliu, prap vetingu do të kryhet

by Spartak Ngjela
09/03/2017 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka rrugë tjeter: Vetingu është detyrim për këdo që drejton politikën në Shqipëri.

l.
Vetingu:
Është detyrim se e do populli shqiptar;
Është detyrim se është kërkesë e lartë gjeopolitikë e politikës amerikane;
Është detyrim se është kërkesë e lartë e Bashkimit Europian për politikën e tij në Ballkanin Perëndimor;
Është detyrim, sepse Reforma në Drejtësi është momenti substancial i aleancës shqiptaro-amerikane;
Dhe, është detyrim, sepse e kërkon historia e re e Shqipërisë dhe e mbi shtatë milionë shqiptarëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor: shqiptarët janë sot në kohën e tyre historike dhe kjo kohë patjetër që detyron gjithkënd që të mos bëjë asnjë kompromis apo lëshim në favor të padrejtësisë.

ll.
Ka tetëmbëdhjetë vjet që shqiptarët po i ripërtërin në ringjallje historike aleanca shqiptaro-amerikane. Shqiptarët kanë hyrë në procesin e vet të riidentifikimit historik dhe të rimarrjes së pozitave territoriale arbërore.

Prandaj: jo me Rusinë, jo me Beogradin e jo me Greqinë, por edhe me djallin sikur të bashkohet Saliu, vetingu do të kryhet dhe Reforma në Drejtësi do të krijojë shtetin e ri demokratik dhe institucional shqiptar. Esat Pashë Toptani ka vdekur perfundimisht, prandaj rrugët për në Beograd dhe Athinë, janë sot jashtë funksionit për pushtetin në Tiranë. Por, me përpara nga të gjithë, këtë duhet ta dije Çadra.

ll
Historia e Shqipërisë nuk do të jetë më një trishtim, sikundër ka qenë në njëqind vjet. Po të mos kishte qenë trishtim, kurrë nuk mund të kishte mundësi që shqiptarët të drejtoheshin nga paaftësia dhe ligësia. Ligësia në drejtimin politik të Shqipërisë, sot, është në grahmat e fundit. Vetingu nuk do të kursejë askënd, sepse bëhet për shqiptarët. Kurse aleanca shqiptaro-amerikane është në fakt rikonceptualizimi i Ballkanit Perendimor, nëpërmjet botës shqiptare në këtë zonë.
Prandaj, për korrupsionin shqiptar, nuk mund të bëhet dhe nuk do të bëhet asnjë lëshim, sepse ky do të jetë testi parësor i pushtetit të ri gjyqësor në Shqipëri.

lll.
Të kërkosh sot “siguri” nga politika amerikane për gjënë e vjedhur, siç është duke kërkuar Saliu, eshte naivitet fëminor. Politika amerikane dhe konsolidimi i aleancës shqiptaro-amerikane,
është vendosja e ligjit kundër korrupsionit me drejtësi të pavarur në Shqipëri. Kjo do të thotë se, asnjë nga të korruptuarit e politikes shqiptare, nuk do të shpëtojë nga procesi penal përpara gjykatës së re shqiptare. Të gjithë ata të korruptuar që mendojnë se me presionin e votës në Parlament do të shpëtojnë nga akuza penale, janë naive. Politika amerikane, që po e drejton këtë proces në Shqipëri, e ka jashtë natyrës së vet që të bëjë kompromis për të shpëtuar pushtetarët e korruptuar; le që, pas vendosjes së ligjit, e ka të pamundur, sepse shkel vetë ligjin dhe drejtësia në Shqipëri nuk mund të quhet e vendosur.
Asnjë nuk do të tolerohet, se kjo tolerancë është fyerje për popullin shqiptar që mezi pret vendosjen e ligjit në Shqipëri.
Kurse vetingun, nuk ka më asnjë forcë që ta zvarrisë, dhe prandaj shqiptarët duhet të jenë të qetë me pohimin më se real: mjerë ata pushtetarë shqiptarë që kanë shkelur ligjin!

Next Post
Kufiri greko-shqiptar, policia kap 110 kg drogën shqiptare në duart e dy të rinjve grek

Kufiri greko-shqiptar, policia kap 110 kg drogën shqiptare në duart e dy të rinjve grek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

March 14, 2026
Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

March 14, 2026
Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

March 14, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

March 14, 2026
“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Ironia perverse e demokracisë sonë

March 14, 2026
Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

Dyshohet se braktisi fëmijët e saj të mitur, policia vihet në kërkim të 40-vjeçares në Korçë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In