• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Llalla kritikon draftin e qeverisë për Byronë Kombëtare të Hetimit

by Aalison Pearse Stevens
19/02/2016 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori i Përgjitshëm Adriatik Llalla më në fund ka thyer heshtjen dhe ka komentuar qëndrimin e tij për draftin e miratuar nga qeveria për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Gjatë fjalës së mbajtur në kuadër të Analizës së Porkurorisë për Krime të Rënda, Llalla ëhstë ndalur edhe te kjo çështje. Ai nuk ka detajuar qëndirmin e tij tek kritikat konkrete, por tha se mbështet qëndrimin e shprehur publikisht nga shoqata e prokurorëve, sipas së cilës Drafti krijon përplasje kushtetuese dhe ka paqartësi.

“Prej disa ditësh jemi njohur me draftin për ndryshimet ligjore në ligjin për policinë e shtetit. Të gjithë tashmë jemi pjesë e diskutimeve mbi njësinë e specializuar policore që synohet të krijohet, Byronë Kombëtare të Hetimit. Strukturë e cila pritet të shtojë kapacitetet policore në luftën kundër korrupsionit. Prokuroria ka rezervat e saj lidhur me draftin e paraqitur, kundërshtime për të cilat ndan të njëjtin qëndrim me atë të bërë tashmë publik nga Unioni i Prokurorëve”, tha Llalla.

Gjatë fjalës së mbajtur para vartësve të tij, Llalla kritikoi edhe vonesat e prokurorëve për hetimin e çështjeve. Po ashtu, ai kërkoi rritjen e volumit të dosjeve nga ana e njësisë anmtikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda.

Ja fjala e plotë e Llallës:

Të nderuar kolegë dhe të ftuar,

Analizat vjetore të Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apeleve po i përmbyllim në Prokurorinë për Krime të Rënda. Nuk është një zgjedhje rastësore, por e bazuar në dy argumenta kryesorë, të cilët lidhen me kompetencën Tuaj që shtrihet në të gjithë territorin e Republikës dhe sidomos me ngarkesën specifike që keni pasur në vijimësi.

 

Fillimisht, dëshiroj të uroj për detyrën pranë Prokurorisë për Krime të Rënda edhe 4 prokurorëve të rinj, të cilët u dekretuan ditën e djeshme nga Presidenti i Republikës. Këta prokurorë do të jenë pjesë e Njësisë Antikorrupsion, e cila ka për detyrë hetimin e korrupsionit në nivele të larta të administratës publike. Me ardhjen e 4 prokurorëve të rinj, tashmë Njësia antikorrupsion do të përbëhet në total nga 7 prokurorë, tek të cilët Prokuroria e Përgjithshme, por edhe faktorët vendas dhe ndërkombëtarë kanë pritshmëri shumë të lartë.

Vijon të jetë ende fakt se numri i referimeve në këtë njësi është shumë i ulët, por drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, drejtuesi i Njësisë dhe drejtorët në Prokurorinë e Përgjithshme do të aplikojnë disa mekanizma alternativë që do t’i diskutojmë në vijim, me qëllim forcimin e efikasitetit të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe në sistemin e drejtësisë.

 

Duke u rikthyer tek analiza vjetore për vitin 2015, duke theksuar se Prokuroria dhe Gjykata për Krime të Rënda, përfshirë edhe Apelin,  vijojnë të konsiderohen histori suksesi në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Dhe, në fakt, ky perceptim bazohet në rezultatet konkrete në hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të grupeve kriminale. Falë angazhimit Tuaj, tashmë janë dënuar ose janë në gjykim grupe kriminale që vepronin në zonën e Lazaratit dhe zona të tjera të vendit, grupe të vrasësve me pagesë, persona që rekrutonin qytetarë për luftëra në Lindjen e Mesme, grupe që trafikojnë lëndë narkotike, persona që kryejnë krime në familje si dhe vepra të tjera penale që janë në kompetencën tuaj.

Një vend të veçantë ka pasur angazhimi Juaj gjatë vitit 2015 edhe në hetimin e korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Si kurrë më parë, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur para përgjegjësisë ligjore disa gjyqtarë dhe prokurorë. Nëpërmjet punës Suaj, Prokuroria Shqiptare ka dëshmuar se kemi aftësinë për të goditur edhe brenda radhëve tona.

Gjithësesi, krahas vlerësimeve, është shumë e nevojshme të diskutojmë për disa problematika, me qëllim forcimin e mëtejshëm të punës hetimore.

Para Jush po përsëris kërkesën themelore që u është drejtuar të gjithë Prokurorive në Shqipëri. Është shumë e nevojshme të rritet shpejtësia e hetimeve.

Ne jemi të gjithë prokurorë dhe e kuptojmë më së miri se veprimet në një kohë sa më të shpejtë, sjellin rezultate edhe më të mëdha. Pavarësisht ngarkesës suaj, Prokuroria e Përgjithshme vlerëson se duhet të bëni shumë më tepër sa u përket kryerjes së veprimeve hetimore në njësi më të vogla kohore.

Lufta kundër krimit të organizuar, e cila është kompetencë e juaja, mund të shoqërohet me suksese më të mëdha në rastet e goditjes në aspektin financiar të tyre. Prokuroria për Krime të Rënda ka rritur ndjeshëm numrin e sekuestrove preventive dhe kjo është për t’u vlerësuar. Gjithësesi, në çdo rast, duhet të angazhoheni maksimalisht që, për pronat e sekuestruara, në përfundim të bindni gjykatën për konfiskimin e tyre. Në këtë mënyrë, do të dobësohen gjithnjë e më shumë mundësitë financiare të grupeve kriminale.

 

Po ashtu, prokurorët pranë kësaj Prokurorie duhet të rrisin aftësitë e tyre për të shfrytëzuar maksimalisht çdo informacion për veprimtari kriminale, që të nisen në çdo rast të hetime proaktive, si për krimin e organizuar, ashtu edhe për korrupsionin.

 

Bashkëpunimi me agjencitë e tjera ligjzbatuese, sidomos me Policinë e Shtetit, është pika kyçe e suksesit në luftën kundër kriminalitetit. Në emër të Prokurorisë së Përgjithshme falenderojmë edhe drejtuesit e lartë të Policisë që janë sot të pranishëm në këtë analizë.  Ky bashkëpunim pritet të jetë akoma edhe më i madh, pasi ligjvënësit po shqyrtojnë mundësitë ligjore për forcimin e kapaciteteve të Policisë.

Prej shumë vitesh, ka ekzistuar dualiteti, shpesh herë i papërligjur, ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë. Në fakt, siç po vlerësohet, ky lloj dualiteti nuk ka qenë i lidhur vetëm me vullnetin e personave që ushtrojnë funksionet në Prokurori apo në Polici. Tashmë problemi kryesor është konstatuar se ekziston tek kuadri ligjor, për të cilin po punohet për ta përmirësuar.

Prej disa ditësh jemi njohur me draftin për ndryshimet ligjore në ligjin për policinë e shtetit. Të gjithë tashmë  jemi pjesë e diskutimeve mbi njësinë e specializuar policore që synohet të krijohet, Byronë Kombëtare të Hetimit. Strukturë e cila pritet të shtojë kapacitetet policore në luftën kundër korrupsionit.

Prokuroria ka rezervat e saj lidhur me draftin e paraqitur, kundërshtime për të cilat ndan të njëjtin qëndrim me atë të bërë tashmë publik nga Unioni i Prokurorëve.

 

Prokuroria vlerëson tepër të rëndësishëm rritjen e kapaciteteve  policore, në zbulimin e rasteve dhe referimit të tyre në Prokurori  rrjedhimisht edhe organit të Prokurorisë i krijohen më shumë mundësi për të hetuar dhe dërguar para drejtësisë ç’do shkelës të ligjit pa përjashtuar zyrtarët e  niveleve të larta.

 

Gjatë analizës së sotme, do të diskutohet në mënyrë më të detajuar lidhur me rezultatet dhe problematikat e punës së Prokurorisë për Krime të Rënda gjatë vitit 2015.

 

Prokuroria e Përgjithshme shpreh vlerësimet për bashkëpunimin me gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit të Krimeve të Rënda, të cilët me aftësitë e tyre kanë ndihmuar në përmirësimin e mëtejshëm të punës hetimore të prokurorëve.

 

 

Së fundi, por jo për nga rëndësia, një falenderim i veçantë shkon për median, e cila ka qenë dhe vijon të jetë mbështetëse kryesore e punës së prokurorisë, si me pasqyrimin e ngjarjeve sapo vihen në dijeni me ecurinë e hetimeve, gjykimeve dhe dhënies së dënimeve për shkelësit e ligjit. Nëpërmjetë këtyre pasqyrimeve media jep një kontribut tepër të rëndësishëm parandalues për ç’do shtetas, të cilët shohin se kushdo që shkel ligjin do të përballet me forcën e ligjit e për rrjedhojë të jenë më të përgjegjshëm në veprimet që kryejnë.

 

Ju falenderojmë për praninë tuaj sot dhe analiza do të vijojë, pasi media të jetë larguar.

 

Ju faleminderit për vëmendjen

 

Next Post

VIDEO/ Beqaj: Kontrollo Shëndetin pa pagesë nërpërmjet Check Up-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Europa përballet me rënien më të madhe historike të lindshmërisë – Shqipëria dhe Kosova në trend uljeje. Rënie më të theksuar Ukraina

Europa përballet me rënien më të madhe historike të lindshmërisë – Shqipëria dhe Kosova në trend uljeje. Rënie më të theksuar Ukraina

December 6, 2025
Alarmohet Suedia: Pothuajse çdo javë në Detin Baltik shfaqen nëndetëset ruse

Alarmohet Suedia: Pothuajse çdo javë në Detin Baltik shfaqen nëndetëset ruse

December 6, 2025
Eleminimi i Edmir Bregut fut në hall vrasësit, Aldo Avdylaj lutet në zot: Ishalla kemi fat o Allah se çdo gjë është gati (DOSJA)

Trafikonin emigrantë, GJKKO pranon kërkesën e SPAK dhe kalon për gjykim 32 persona

December 6, 2025
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

December 6, 2025
Ultimatumi “i ashpër” i SHBA, Europa përgjigjet: Afati i vitit 2027 për autonominë ushtarake është jorealist

Ultimatumi “i ashpër” i SHBA, Europa përgjigjet: Afati i vitit 2027 për autonominë ushtarake është jorealist

December 6, 2025
“Eric Trump u bë 10 herë më i pasur pas rizgjedhjes së babait të tij”

“Eric Trump u bë 10 herë më i pasur pas rizgjedhjes së babait të tij”

December 6, 2025
Fansat e prisnin prej kohësh/ Dasmë mes VIP-ash në Itali, Jori Delli gati martesën me reperin! Nga kriza në çift te propozimi në Maldive

Fansat e prisnin prej kohësh/ Dasmë mes VIP-ash në Itali, Jori Delli gati martesën me reperin! Nga kriza në çift te propozimi në Maldive

December 6, 2025
Ktheu lokalin në bazë për drogë e lojëra fati, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës! I gjenden edhe…(VIDEO)

Ktheu lokalin në bazë për drogë e lojëra fati, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës! I gjenden edhe…(VIDEO)

December 6, 2025
Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë: Rusia do shfrytëzojë çdo destabilizim

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë: Rusia do shfrytëzojë çdo destabilizim

December 6, 2025
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, të arrestuarit paraqitën deklarata nga familjarët: S’kanë lidhje me ngjarjen

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sot seanca për Nevzat Spahon, pritet dhënia e masës së sigurisë

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In