Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takua në Nju Jork me Presidentin e Këshillit të Deputetëve dhe Ushtruesin e Detyrës të Presidentit të Libisë, Agila Saleh
Në këtë takim, Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Saleh biseduan për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe përkrahjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Libisë. Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe kërkoi përkrahjen e Libisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës në kontinentin afrikan si dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO.









