Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë fundjavë të rinjtë e FRESSH që po pushojnë në bregdetin e Jalës. I shoqëruar nga Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, deputetët Pandeli Majko dhe Blerina Gjylameti dhe kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, kryeministri Rama u ndal për disa kohë me të rinjtë e FRESSH. .
Ka qenë socialisti Majko që ka publikuar fotot në rrjetin social Facebook shoqëruar me statusin “Një ditë e veçantë e mbushur me reflektime dhe batuta pa fund”.