• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Edhe komunisti më ekstrem meriton respekt për luftën” debate për Institutin e Kujtesës së Luftës

by A R
15/09/2016 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e PS-së dhe të PD-së në Komisionin e Ligjeve kanë debatuar për komunizmin, ndërsa diskutuan për nismën e propozuar nga deputetja socialiste Olta Xhaçka, “Për krijimin e Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore”. PD-ja akuzoi PS-në se kërkon të glorifikojë Enver Hoxhën.
Debatet

Oerd Bylykbashi: Është një tentativë për të bërë ‘show’ me çmim të lirë politik për t’i bërë apel një grupi të caktuar njerëzish. Vij nga një eksperiencë ku kam si njerëz që kanë luftuar në mënyrë aktive dhe jo pak në Luftën e Dytë Botërore, si njerëz që edhe pse kanë kontribuuar në Luftën e Dytë Botërore, që në fundin e saj e më pas kanë filluar shohin tmerret e asaj që u instalua dhe që këtu kërkohet të glorifikohet. Pra e kam ndjesinë të përzier. Do të doja që të kishte dalë e vërteta përfundimisht, por kjo është absolutisht e papranueshme që të krijoni ju një institucion tjetër për të bërë fanfarë edhe një herë të asaj që bëri komunizmi. E filluat me fotografitë e Enver Hoxhës dhe me shallet e pionierit, me grushte lart nëpër varreza dëshmorësh, dhe vazhdoni tani ngrini edhe një institucion tjetër për të glorifikuar atë që ne e dimë të gjithë se në çfarë përfundoi.

Strazimiri:
Thoni ‘kemi 28 mijë dëshmorë’. Nuk janë aq. Dëshmorë kemi aq sa kemi. Thoni ‘70 vjet pas lufte, kemi ende veteranë gjallë’. Nuk shkon, ore zotëri. 90 vjet! Sa ka që mbaroi ajo luftë?! Po është fyerje mor, për ata që kanë dhënë jetën për atë punë. Merrni mbushni letrat kot, sot me persona që kanë qenë 6 vjeç, 7 vjeç në Luftën e Dytë Botërore, 11 vjeç, dhe keni statusin e veteranit sot. Këtë kujtesë do mbajmë gjallë? Jo! ‘70 mijë partizanë’ thotë. Hiq 28 mijë që ranë dëshmorë. Ngelën 42 mijë. Në vitin 2005, kur Sali Berisha ka ardhur në pushtet, ka gjetur 35 mijë veteranë që paguheshin. Po pse more, në 46 vjet sa i bie more, 7 mijë veta kanë vdekur?! Po 7 mijë vrau vetëm Enveri nëpër burgje, me teserën e Partisë Komuniste në xhep. U japim ditë për ditë para atyre që mashtrojnë me Luftën e Dytë Botërore, me të qenët veteranë, dhe shkojnë vetëm një herë në vit, më datë 5 Maj, vënë kurora atje tek ata që dhanë jetën për këtë punë. Këtë kujtesë unë nuk mund ta mbaj gjallë. Kjo është pasojë e perversitetit, e poshtërimit të atyre që realisht dhanë jetën. Çdo 5 Maj familja merrte 5 kile mollë, që kur të vinin shokët e partisë t’u bënin vizitën për djalin e vrarë, të kishte ç’t’u nxirrte. Kjo ishte me autorizim. Çfarë kujtese të mbaj gjallë, atë që nga viti ‘43 deri në ‘45-ën kemi qenë zyrtarisht në luftë civile?! E kemi mësuar në librat e shkollës. Edhe sikur të doni ju ta mbani të gjallë, ky brez nuk jua lejon. Është brez që ka lindur i lirë, Pandi, jo si ti dhe si unë.

Majko: Besoj as unë, as kolegët e mi që ju ftojnë të miratoni një variant historie…

Strazimiri: Kujtesa, Pandi, kujtesa…

Xhafaj: Pusho tani, se të dëgjuam edhe për gjëra të paimagjinueshme.

Strazimiri: Të paimagjinueshme. Ja se jua kujton Pandi tani. Kujtesën, vëlla…

Majko: Edhe ty me gjithë kujtesën tënde! Ik andej nga duhet të shkosh.
Ne nuk kemi ardhur t’ju ftojmë ndonjë variant historie. Më vjen keq për të këtë mënyrë të foluri. Kemi një defiçencë shumë të theksuar sot me atë që quhet edhe historia e PD-së edhe në raport me historinë e së kaluarës, në raport me ato ç’kam parë unë në televizor, në datën 28 nëntor dhe në çdo 5 Maj. Thashë “28 nëntor”, se ju nuk e pranoni 29-tën; bashkë me veteranët shkoni dhe respektoni Luftën e Dytë Botërore. Ne ia kemi bërë dhuratën popullit shqiptar në këta 25 vjet. Jemi sjellë si kalamaj. Tjetër datë kemi në festat zyrtare, në tjetër e përkujtojmë. Janë të nderuar e të respektuar nga shteti shqiptar, thuhet në publik. Gjeni shtresën tuaj që do të vendosni ta respektoni. Flisni për të përndjekurit. Jam thellësisht në krahun tuaj nëse do vendosni seriozisht të merreni me të përndjekurit.
Kjo qeveri mund të ketë të metat e veta, por në pikëpamje të respektimit të të përndjekurit është pak e tepërt t’i thuash që nuk është marrë me ta.

Bylykbashi: Të paktën kërko falje për atë që nuk është bërë…
Majko: Nuk po ta kthej përgjigjen, sepse the që kam paraardhës që kanë qenë pjesë e LANÇ-it.

Bylykbashi: Sigurisht. Ka edhe nga ata që kanë shkuar në burg.

Majko: Ta garantoj unë që edhe nga ne ka pasur që kanë qenë me LANÇ-in dhe kanë pasur probleme. Po flasim për Luftën e Dytë Botërore dhe për të respektuar atë që meriton respekt. Ne e propozojmë këtë ligj për t’u thënë të gjithë njerëzve që ata që luftuan meritojnë respekt. Të luftosh dhe të biesh kundër okupatorit, qofsh edhe komunisti më ekstremist, meriton të të hiqet kapelja. Më dëgjove çfarë thashë? Edhe komunisti më ekstremist, po ka rënë duke mbrojtur atdheun e vet, meriton t’i hiqet kapelja.

Ristani: Ju i keni votat, merreni votojeni. Merreni tani kot me Luftën e Dytë botërore, ku ishte partizani, kush ishte ballisti, muhabet kot…

Dashamir Peza: T’i bësh thirrje që të mos ketë kujtesë një populli, mua më duket e çuditshme. Ne sot po kërkojmë të nderojmë të gjithë ata që rrëmbyen armët përballë pushtuesit, në një luftë që është më e lavdishmja e popullit shqiptar. Ne po kërkojmë që të fusim në një kujtesë të pashlyeshme të shqiptarëve gjakun dhe sakrificat e dëshmorëve, që këta që sot përpiqet të bëjnë konfuzion nuk kanë kurajën të mos përkulen te Varrezat e Dëshmorëve. Ata nuk morën nga Shqipëria, ata i dhanë jetën. Ku ka popull që nuk do të nderojë sakrificat e popullit të vet?! Nuk arrij ta kuptoj që këta njerëz nuk arrijnë të ndahen nga disa elementë që mbjellin konfuzion. Sa herë që ndonjë koleg na tregon histori me mollë e dardha për historinë e veteranëve, dhe na përmend Enver Hoxhën dhe e përmend si një lloj paterice për të mbajtur në këmbë bindjet e çala politike që ka, dua t’i them që kjo nuk është historia e një njeriu. Kjo është historia e një populli. Kjo është histori sakrificash të njerëzve të thjeshtë; për këtë është për t’u bërë bashkë. Ne sot luftojmë të mos humbasim nga kujtesa, të mos humbasim ata që u vranë në bulevard në 21 janar, dhe sot ne nuk duhet të flasim për një luftë ku morën pjesë të gjithë shqiptarët?! Unë mendoj që janë të kota t’i vazhdojmë diskutimet. Të procedojmë me propozimin e bërë, sepse kjo është në nderin tonë./BW/a.m.

Next Post
Babai ka përdhunuar të bijën 15-vjeçare, analiza e ADN-së konfirmon rastin

Babai ka përdhunuar të bijën 15-vjeçare, analiza e ADN-së konfirmon rastin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

January 25, 2026
Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

January 25, 2026
“Trump si perandor i botës”, a po kthehen SHBA-të në një vend lufte?

“Trump si perandor i botës”, a po kthehen SHBA-të në një vend lufte?

January 25, 2026
Rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi të kufizuara për kamionët, lejohen vetëm automjetet e vogla dhe autobusët

Rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi të kufizuara për kamionët, lejohen vetëm automjetet e vogla dhe autobusët

January 25, 2026
Spiropali takohet me Presidentin turk Erdoğan: Bashkëpunim dinamik i orientuar drejt së ardhmes

Spiropali takohet me Presidentin turk Erdoğan: Bashkëpunim dinamik i orientuar drejt së ardhmes

January 25, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Ligësi që i dha jetë disa përrallave”, Rama i përgjigjet PD-së për Bordin e Paqes: E votuan, edhe pse nuk lanë gjë pa thënë

January 25, 2026
FOTOLAJM / Berisha si Neroni: Zjarr e flakë, veç të kthehem edhe një herë…

FOTOLAJM / Berisha si Neroni: Zjarr e flakë, veç të kthehem edhe një herë…

January 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Arrestimin e ka pas qafe”, Beqiri: Sali Berisha po sillet si “kali në lëmë”, vendin e ka tek “313”-a

January 25, 2026
Kokalari shpërthen ndaj militantëve të PD: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj! Babai im i ka dhënë mësim, por ai adhuronte kushëririn tonë diktator

Kokalari sulmon Berishën pas protestës me molotovë: Dhunë katundarësh dhe akt turpërues!

January 25, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Disa konkluzione nga protesta e PD-së

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In