Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së Partisë Socialiste, në qendër të saj ka qenë deputeti i PS Ben Blushi i cili ka kërkuar llogari se pse nuk po bëhen zgjedhje për kryetarin e partisë.
Ai ka replikuar ashpër gjatë zhvillimit të asamblesë, e cila ishte pa praninë e mediave. Madje në një moment Blushi i është drejtuar edhe Servet Pëllumbit duke i thënë:
“Si mund ta lejoni ju që në PS , mos të ketë zgjedhje për kryetarin?”
Ndërsa në përgjigjen e tij profesor Pëllumbi i ka analizuar arritjet e PS-së duke i kujtuar mbi të gjitha se:
“Fitorja e zgjedhjeve të 21 qershorit tregon sesa e madhe është mbeshtetja e PS-së në popull dhe se të vërtetat e tij nuk qëndrojnë, pasi sot ka më shumë optimizëm tek njerëzit. Reformat janë të forta, por ato u mbështetën me votë”.
Por Blushi nuk ka pasur në krah asnjë nga kolegët e tij deputet apo në postet e larta të PS-së që ta mbështesë.
Disa prej tyre pohuan për Gazetën TemA se tani Blushi flet për PS-në dhe jep mendje, por kur duhej që deputetët të punonin për zgjedhjet e 21 qershorit, “ai sillej si “gjinkalla” dhe këndonte “kundër PS-së”.
Në fund Blushi ka pyetur sërish nëse do të ketë zgjedhje për kryetarin, gjë që ka shkaktuar të qeshura në asmable.









