• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Edhe “Koha Ditore” nuk e do dekoratën nga Thaçi

by Java News
19/02/2018 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas njoftimit të postuar në uebfaqen e Zyrës së presidentit të Kosovës, gazeta “Koha Ditore” është ndër mediumet e dekoruara nga z. Hashim Thaçi me “Medaljen e 10-vjetorit të Pavarësisë”.

Gazeta do që t’ia bëjë të ditur publikut se e refuzon këtë dekoratë.

Gazeta “Koha Ditore”, si medium i pavarur që prej themelimit, para gati 21 vjetësh, synim dhe standard profesional e ka pasur dhe e ka raportimin e së vërtetës për ngjarjet dhe zhvillimet në Kosovë dhe për të.

E ka pasur dhe e ka edhe përpjekjen që kjo e vërtetë të shërbejë për ndërtimin e një shteti që do të jetë jo vetëm i lirë nga pushtuesi dhe represioni, por edhe një që është tërësisht demokratik, në të cilin sundon ligji, e ku institucionet janë në shërbim të qytetarit. Prandaj edhe nuk mund të pranojë dekoratën nga politikani, i cili më shumë se askush tjetër në skenën politike të vendit simbolizon të kundërtën e këtyre synimeve.

Në një vend, i cili rregullisht futet në kriza politike, të sigurisë apo ekonomike, falë lojërave të neveritshme të kastës politike të papërgjegjshme – siç ishte rasti së fundi me dramën e sajuar për rrëzimin e Gjykatës Speciale – gazeta nuk mund të pranojë dekoratë nga njeriu që është në krye të asaj kaste politike.

Në një vend ku qytetarët e rëndomtë vazhdojnë të vuajnë nga izolimi ndërkombëtar për faj të sistemit të korruptuar dhe manipulues politik, gazeta nuk mund të pranojë dekoratë nga politikani që qëndron në majë të atij sistemi të kalbur që ngufat vendin.
Dhe, sidomos, në një vend ku liria e shtypit është cenuar në vazhdimësi, si pas çlirimit më 1999 e edhe pas shpalljes së Pavarësisë, më 2008, gazeta nuk mund të pranojë dekoratë nga udhëheqësi i gjithëpushtetshëm, i cili vazhdimisht ka qenë në krye të klasës politike që ka ushtruar presionet dhe shantazhet ndaj fjalës së lirë.

Redaksia në çdo rast kundërshton që vlerësimi i punës dhe i meritave të gazetës të na bëhet nga një politikan. Nuk pranojmë që një gjë e tillë të na bëhet nga një politikan aktiv që mban pushtet dhe që, sipas qindra raportimeve tona të mbështetura me fakte e prova, e keqpërdor pushtetin në vazhdimësi.

Refuzimi që të marrim dekoratë nga një politikan i tillë është e vetmja mënyrë që ta mbrojmë kredibilitetin e raportimeve tona, të punës sonë dhe të emrit tonë.Redaksia.“Koha Ditore”. (b.an)

Next Post
Amnistia për makinat/ Si të përfitoni nga fshirja e detyrimeve tatimore, ja afatet

Në mars nis ndalimi i futjes së makinave të vjetra në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In