• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe kjo fushatë “nuk kishte” opozitë…

by Artur Ajazi
04/05/2023 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Edhe fushata e zgjedhjeve vendore e 14 Majit 2023, pothuajse nuk kishte opozitë, ashtu si ajo e kaluara. Kjo për faktin sepse mungonte partia, apo partitë opozitare, mungonin programet e tyre, alternativat, mungonin emrat e goditur që do të mund të garonin përballë kryetarëve të bashkive që rikandidojnë, apo dhe që u mandatuan nga Partia Socialiste.

Eshtë paradoksale se si, Partia Demokratike e cila 4 vite më parë braktisi Parlamentin dhe bashkitë, ende dhe sot nuk ka mundur të ringrihet në lartësinë e duhur politikisht. Ende ajo parti e ndarë në copëza, nuk ka arritur të bashkohet, nuk ka arritur të jetë kompakte lidhur me zgjidhjen e problemeve të brëndshme, duke u prezantuar para shqiptarëve me pabesueshmëri totale.

Berisha apo dhe Alibeaj, apo dhe një tjetër grupim që po krijohet brënda tyre, synojnë vulën dhe selinë, dhe askush nuk  merakoset për fatin e asaj force politike. Prezantimi i emrave të atyre që Berisha i quan “kandidatët e fitores”, mbetet një spektakël  pa kurreshtje nga ana e qytetarëve. Mungesa e betejave politike dhe elektorale, konstatohet sapo Berisha shkel në qytetet e vendit.

Me borizanët  dhe  militantët fanatikë të tij qytet më qytet, Berisha synon jo “mposhtjen” e Ramës dhe fitoren e bashkive (pasi nuk mundet) por fitoren mbi Alibeajn, marrjen e vulës dhe mbajtjen e selisë. Pa asnjë dyshim, kjo fushatë do të quhet “beteja e vulës” për Foltoren, dhe kurrë beteja për të fituar ndonjë bashki.

Mungesa e opozitës në fushata elektorale dhe jo vetëm, në çdo vend demokratik, mbetet fatale për vetë demokracinë. Por ja që, kjo që ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë me Partinë Demokratike të copëzuar, nuk ishte menduar, dhe as kishte ndodhur diku tjetër në vendet ish-komuniste. Edhe pse nuk i ka interesuar kurrë, Edi Rama shpesh e ka ripërsëritur “nevojën e konsolidimit të opozitës sipas rregullave demokratike”. Kjo për faktin sepse Shqipëria sot më shumë se kurrë, mbetet në fokusin e faktorit ndërkombëtar,  jo vetëm si një vend dinjitoz anëtar i NATO-s, por edhe si një favorit që pret ti bashkohet Bashkimit Europian.

Opozita e copëzuar, mbetet fatalitet i vetë ekzistencës saj. E kapur  fort nga Sali Berisha, Partia Demokratike si forca kryesore e opozitës, mbetet sot në udhëkryq, duke rrezikuar ekzistencën e saj. Duke dashur ti imponohet pafundësisht asaj partie, ish-lideri historik mendon se “qëndrimi në postin e kryetarit de facto, mund ti lehtësojë atij pozitën në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar”.

Por duke parë reagimet e faktorit ndërkombëtar, kryesisht të SHBA-së, nuk është e vështirë të kuptosh faktin se, me Berishën në krye, ajo parti do të mbetet përfundimisht jashtë axhendës amerikane dhe europiane.

Next Post
FOTO / Demonstrimi hap pas hapi: Ja si veprohet me votimin elektronik!

FOTO / Demonstrimi hap pas hapi: Ja si veprohet me votimin elektronik!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In