Silvio Berlusconi në moshën 83-vjeçare e ka fituar betejën me koronavirus.
“Faleminderit të gjithëve, ishte prova më e vështirë e jetës sime”. Këto kanë qenë fjalët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi duke lënë spitalin San Raffaele në Milano pas 11 ditësh i shtruar.
‘Edhe këtë herë ia hodha paq”- ka shtuar më tej Berlusconi duke i bërë të gjithëve një apel për të mos nënvlerësuar rreziqet e këtij virusi të tmerrshëm.
“Mbështetja që kam pasur këto ditë rreth meje më bëri të kaloja momentet e mia më të vështira-përfundoi ish kryeministri Berlusconi.
Mjeku personal i 83 vjeçarit tha se gjëja themelore në lidhje me sëmundjen e Berlusconit nuk ishte aq shumë terapia e ndjekur sapo ai hyri në spital, por ishte shtrimi në spital në momentin e duhur.
/e.rr