• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Edhe Kamza bazë shpërndarje e drogës, kokaina zë vendin e parë për konsum

by A R
20/02/2025 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjesh drogë në Tiranë nuk duhet të jetë aspak e vështirë. Gjatë viteve të fundit, edhe zona e Kamëz është kthyer si bazë për shpërndarjen e lëndës narkotike. Shefi i sektorit kundër trafiqeve dhe narkotikëve në Policinë e Tiranës, Arbër Zemani tregon në një prononcim për A2CNN zonat më problematike se ku shitet më shumë drogë.

“Zonat më problematike të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë kryesisht janë ato zona që kanë qenë edhe në vitet e mëparshme. Si zona e ish-Shkollës së Bashkuar, Kombinati, zona e Ali Demit, Tirana e Re. Në Kamëz janë vënë re vitet e fundit goxha goditje të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Dhe pa diskutim mbetet zona e ish-Bllokut, ku kryesisht shpërndahet në lokalet e natës, në orët e vona të tyre”, tha Arbër Zemani, shef i trafiqeve dhe Antidrogës, Tiranë.

Kokaina mban vendin e parë si droga që përdoret më shumë nga të rinjtë. Pasohet nga ekstazia dhe kanabisi me përqindje të lartë, të cilën trafikantët e sjellin me postë nga jashtë në Shqipëri, shkruan A2 CNN.

“Vitet e fundit është vënë re shtimi i rasteve të përdorimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë. Për shembull para 10 vitesh përdorej heroina, ndërsa vitet e fundit është shtuar përdorimi i kokainës dhe i kanabis sativës. Gjithashtu, shtim kanë pasur edhe lëndët sintetike, si ekstazi, MDMA, por kokaina për momentin është droga që përdoret më shumë. Është për tu theksuar edhe rasti i kanabis sativa e cila vjen nëpërmjet postës nga Tajlanda ose nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Kanadaja. Veçantia e kësaj është se kjo drogë ka mjaft treg në Tiranë, sepse ka jë cilësi të lartë dhe shitjen e ka goxha të lartë. Në treg i afrohet shitjes së kokainës. Një qese me deri në 4 gramë shkon deri në 100 euro”, tha Arbër Zemani, shef i antidrogës, Tiranë.

Por si veprojnë anëtarët e grupeve kriminale në terren? Mënyra më e shpejtë dhe më e preferuar e tyre është përdorimi i monopatinave, si dhe taksistët që punojnë në të zezë.

“Në pjesën më të madhe të rasteve veprojnë sipas zonave. Në një zonë të caktuar mund të ketë bashkëpunim deri në 5 persona. Por ka raste që shitja bëhet edhe nga një person i vetëm. Dhe në këto raste këta persona shpërndajnë duke përdorur monopatina, motora, biçikleta ose dhe taksi”, tha Zemani.

Në operacionin e fundit ku u lëshuan 34 urdhër arreste, 5 prej tyre ishin taksistë të paliçensuar të cilët punën e tyre e kishin kamufluar për të shpërndarë drogë në Tiranë.

Next Post
Kina dërgon ndihma humanitare në Gaza përmes Jordanisë

Kina dërgon ndihma humanitare në Gaza përmes Jordanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

March 10, 2026
Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

March 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

March 10, 2026
Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In