Aeroplani me të cilin do të udhëtonte ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahajaga për në Aman të Jordanisë ka dalë nga pista në Aeroportin e Prishtinës.
Ky vion ishte i kompanisë Turkish Airlines, ndërsa destinacion kishte Amanin e Jordanisë, ku Jahjaga bashkë me ekipin e saj do të merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare.
Mësohet se ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe ekipi i saj janë shëndoshë e mirë. Asnjë prej udhëtarëve nuk ka pësuar lëndime./a.m.