Pas Kristal Abazajt, edhe Sindrit Guri do të vijojë karrierën e tij në Belgjikë, ku do të transferohet te skuadra KVV Oostende.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi belg në faqen zyrtare, ku ka njoftuar se kanë arritur një marrëveshje me sulmuesin shqiptar për 3 sezonet e ardhshme.
“Njoftojmë se kemi arritur marrëveshjen me Sindrit Gurin, sulmues shqiptar që luan në Ligën e parë të Shqipërisë, me Kukësin, ku është edhe golshënuesi më i mirë.
Guri, 24 vjeç do të nënshkruaj për 3 sezonet e ardhshme me klubin tonë, ndërsa këto ditë pritet të vijë për të kaluar testet mjekësore”, thuhet në faqen zyrtare të klubit belg./a.m.