• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Goebbels do ta kishte pasur zili…

by Eduard Zaloshnja
18/05/2020 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në një status në Facebook, Jozefina Topalli shkruante: “76% e familjeve shiptare raportojnë se nuk përmbushin aspak ose pjesërisht nevojat për ushqim gjatë pandemisë COVID-19, ndërkohë që 68% e të intervistuarve shprehen të shqetësuar se, në të ardhmen e afërt, situata e krijuar nga pandemia Covid-19 do të ndikojë për keq në punësimin apo vetëpunësimin e tyre”.

Nuk e di se cilit sondazh i është referuar zonja Topalli, por këto përqindje janë në sintoni me një të dhënë të sondazhit tim që zvillova në prill, sipas të cilit rezultonte se vetëm 29% e shqiptarëve mendonin se ndihmat ekonomike të qeverisë ishin të mjaftueshme.

Duke e nuhatur këtë stituatë, PD-ja kishte disa javë që po i mëshonte fort pakënaqësisë së popullsisë ndaj gjendjes ekonomike – Basha takohej çdo ditë me njerëz të biznesit të vogël e të mesëm që ankoheshin për gjendjen ekeonomke, ndërkohë që njerzit përkrah tij bombardonin përditë mediat konvencionale e sociale me deklarata e statuse që përforconin mesazhin e Bashës.

Dhe papritmas, në mexhilisin publik u shfaq tema e legalizimit të kanabisit medicinal. Por siç duket, kjo temë nuk ishte aq e fortë sa ta shtynte gjendjen e rëndë ekonomike në plan të dytë e të tretë të diskutimit publik. Dhe fill pas temës së kanabisit medicinal, u shfaq tema (e harruar për ca kohë) e Teatrit Kombëtar. Qeveria ia kaloi atë në pronësi Bashkisë së Tiranës, si një hap paraprak për shkatërrimin e tij. Dhe nuk pati kohë të debatohej për Teatrin, sepse vetëm pak ditë pas VKM-së së qeverisë, në mes të natës, fadromat e Bashkisë, me mbështetjen e policisë, e shkatërruan teatrin.

Tani, nëpër kronika televizive e media sociale, nuk flitet më për gjendjen e rëndë ekonomike, por vetëm për Teatrin Kombëtar. Dhe dihet sesi reagon opionioni publik ndaj kësaj teme – shumica dërrmuese e atyre që votojnë për mazhorancën janë dakord me aksionin e qeverisë dhe anasjelltas, shumica dërrmuese e atyre që votojnë për opozitën nuk janë dakord me aksionin e qeverisë. Dhe për javë të tëra, ky debat do të mbizotërojë edhe në kafenetë shqiptare (jo gjendja e vështirë ekonomike)…

Dikur, Joseph Goebbels, Ministri i Propagandës në qeverinë naziste, thonte se ishte e rëndësishme që qeveria të orkestronte temat që diskutoheshin në birraritë e thjeshta gjermane, sepse pikërisht në një birrari të tillë bavareze kishte lindur partia naziste, e cila e përmbyti rendin paraardhës ekzistues.

Sikur sot të ngrihej nga varri Goebbels, ndryshimin aktual të temës së diskutimit në kafenetë shqiptare me siguri do ta kishte pasur zili…

Next Post
Aktori Çun Lajçi apel Albin Kurtit: Merr situatën në dorë

Për çka po protestoni se po dukeni vërtetë qesharakë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

Seanca paraprake, ish-Presidenti në seancë: Hiqeni ‘çifti Meta-Kryemadhi’ nga dosja, jam ndarë!

March 12, 2026
Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

March 12, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

March 12, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

Trump: Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës mund të mos jetë e përshtatshme

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In