• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Edhe FMN i bashkohet apelit për “Drejtësinë”: Deçizive për rritjen ekonomike

by A R
07/05/2016 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi Monetar ndërkombëtar paralajmëron se reforma në drejtësi do të jetë kritike për ecurinë e ekonomisë shqiptare. Në raportin e fundit për ekonomitë e rajonit, FMN vlerëson se dy reformat që mund të përshpejtojnë më shumë rritjen ekonomike të shqipërisë janë ajo e gjyqësorit dhe siguria e pronës.

Sipas Fondit, përmirësimi i sistemit gjyqësor dhe forcimi i të drejtës së pronës mund të rrisin produktivitetin e ekonomisë shqiptare deri në 35 për qind, çka do të përshpejtonte ndjeshëm rritjen e prodhimit kombëtar.

Ekspertët e fondit nuk kanë dhënë detaje mbi mënyrën e llogaritjes së këtyre rezultateve. Por sipas tyre reformat e tjera strukturore si lehtësimi i procedurave të biznesit apo heqja e  kufizimeve mbi investimet e huaja do të kishin efekte shumë më të vogla në nxitjen e ekonomisë se sa ndërhyrjet në gjyqësor dhe të drejtën e pronës.

Ngadalësimi i rritjes së produktivitetit është shkaku kryesor se pse rritja ekonomike në Shqipëri u tkurr me ritme dramatike nga 6 për qind që ishte para krizës, në gati 0 në periudhën 2012-2013.  Nga ana tjetër shoqatat e investitorëve të huaj vendosin mungesën e besimit tek gjykatat si një nga pengesat kryesore për investimet e huaja dhe zgjerimin e aktivitetit të tyre në Shqipëri.

FMN thotë se pas vitit 2008 ambienti ekonomik botëror është bërë shumë më i vështirë. Ndaj sipas fondit, ecuria ekonomike e vendeve do të varet nga suksesi i reformave të vështira strukturore, ku ato në fushën e drejtësisë duken më të rëndësishmet jo vetëm në Shqipëri por thuajse në të gjitha vendet e rajonit./Tch/a.m.

Next Post

Shqiptari kthehet herët nga puna, marokeni i ftuar nga e dashura fluturon nga dritarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In