Edhe fati i zi me dy emigrantë kosovarë. I pickon gjarpri në Kroaci
Po kalonin ilegalisht kufirin për në Kroaci, kafshohen nga “nepërka” dy shtetas kosovarë
Dy shtetas kosovarë pasi arritën të kalojnë ilegalisht përmes kufirit me Malin e Zi në Konavle, përgjatë rrugës ata u kafshuan nga një gjarpër, dukë përfunduar kështu në spitalin e Dubrovnikut. Dy shtetas kosovar, të moshës 31 dhe 39 vjeç, të cilët kishin kaluar ilegalisht në Kroaci përmes kufirit me Malin e Zi të martën pasdite, janë transferuar në spital në Dubrovnik pasi janë pickuar nga gjarpri përgjatë rrugëtimit të tyre ilegal në Kroaci.
Gjendja e dy kosovarëve raportohet të jetë e qëndrueshme dhe janë jashtë rrezikut për jetë, shkruan e përditshmja kroate “JutarniList”. Trajtimi i tyre po vazhdon të bëhet në qendrën infektive të spitalit të Dubrovnikut dhe dyshohet se lloji i gjarprit nga i cili janë kafshuar dy kosovarët është “nepërka”.