• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe dashuria do të jepet me kredi?  

by Lorenc Vangjeli
25/10/2016 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një anekdotë të jashtëzakonshme për një “biznesmen” shqiptar që kishte nevojë për një shërbim seksual. Pyetjes së zonjës bashkëpunëtore se si do të paguante për shërbimin e kërkuar, cash, çek, kartë bankare, ai ju përgjigj: Me kredi!

Përveç seksit dhe shumë përtej seksit, pasuri të shumta në Tiranë e gjetkë, prona, makina, udhëtime turistike apo dhe jetë luksi e gjithçka që afron luksi në jetë, është prodhuar nëpërmjet kreditimit. Koha e artë e kredive në mes të viteve 2000 i kishte nxjerrë jashtë sporteleve të bankave nëpunësit e kredive. Ata kapnin për xhakete cilindo duke afruar shuma parash me kredi në këmbim të garancive minimale. Sa më shumë rritej oferta nga bankat, aq më shumë fikej filtri i bankave përballë klientëve të tyre. Sa më shumë rritej gara mes bankash, aq më shumë uleshin kërkesat për kolateral. Një garazh lihej peng për miliona, një tokë në mal “shitej” si tokë në bregdet për miliona të tjera. Loja e kërkesës dhe ofertës luhej pikërisht me rregullat e lojës mes kërkesës dhe ofertës. Kishte më shumë para të lira sesa kishte dynjaja nevojë për para në lirinë e tregut. Ky nuk ishte dhe nuk është fenomen vetëm shqiptar dhe nuk ka fajtorë vetëm shqiptarë. Gjetkë, duke nisur me SHBA-në në segmentin bankë –  individ e duke mos përfunduar me Greqinë, në segmentin tjetër, shtet – banka, shpërthimi i krizës u shkaktua edhe për shkak të rritjes së pakontrolluar të nivelit të kreditimit. Sistemi ra në kolaps dhe vetëm masa të egra mundën ta mbajnë atë në këmbë, por duke shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme fatet e qindra dhe miliona njerëzit.

Shqipëria është një miniaturë e kësaj tabloje të zymtë, ngjyrat e të cilës kushtëzohen në një masë të jashtëzakonshme edhe nga niveli i kredive të këqia nëpër banka dhe e nesërmja e tyre. Vetëm pak kohë më parë kryetari i komisionit të ligjeve në parlament, Fatmir Xhafaj, por dhe ministri i drejtësisë Ylli Manjani, shprehën shqetësim për këtë zinxhir dobësie kur në komision diskutoheshin ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile.

I pari Xhafaj thotë se bankat kanë krijuar skema monopoli në përpjekjet e tyre për shitjen e pronave të sekuestruara nëpërmjet zyrave të veçanta të përmbarimit.

I dyti Manjani thotë se “…bankat kanë dhënë kredi …sa u ka dashur qejfi, jashtë rregullave dhe ne na kanë lënë faturën”.

Një tjetër personazh nga bota e jurisprudencës, që normalisht duhet të flasë vetëm me vendime në emër të popullit, bëri një deklaratë befasuese për të njëjtën temë. Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve Gerd Hoxha, tha se ekzistojnë vendime gjyqësore sipas të cilave drejtorë bankash luajnë bixhoz me paratë e shqiptarëve. “Ka plot vendime gjyqësore për njerëz në  banka me lidhje me klientët për procedura dhe afera korruptive. Ka edhe drejtues bankash, dhe për ta ka vendime që janë të dashuruar me këto lojërat e fatit dhe luajnë bixhoz me paratë e qytetarëve”, tha gjyqtari Hoxha.

Tre juristët Xhafaj, Manjani dhe Hoxha janë përfaqësues të tre pushteteve kushtetuese në vend, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Të tre juristët në pushtet, kanë pozuar politikisht një problem, përmasat e të cilit nuk i di askush me saktësi. Njëlloj siç askush nuk di të shpjegojë, , të masë, peshojë dhe të parashikojë saktësisht ndikimin e tyre në ekonominë shqiptare.

Tre juristët pavarësisht njëri-tjetrit, kanë folur për një temë e cila është pothuaj tabu në Shqipëri dhe kudo gjetkë. Mikrofonat e medias, pushtetit të katërt real, por jo kushtetues, kanë qenë gati për të riprodhuar, shumëfishuar dhe shpërndarë komentet e tyre. Duke folur për një nga pushtetet më të rëndësishëm dhe praktikisht të parin që lëviz gjithë botën; pushtetin e parasë. Minimalisht duhet të dëgjohen dhe bankat. Sepse si në gjithçka tjetër të veprimtarisë njerëzore, nuk ka kurrë një të vërtetë absolute, por disa të vërteta që janë të sakta edhe kur kundërshtojnë njëra-tjetrën. Tre pushtetet kushtetuese në Shqipëri, përfshi dhe të katërtin, nuk janë ëngjëjt përballë djajve në banka. Dhe anasjelltas.

Ka një aksiomë që nuk ndryshon ndoshta që në kohën kur u shpik “kambiali” i parë që shkëmbehej mes dy njerëzish që bënin tregti me njëri-tjetrin: Shëndeti i bankave është thelbësor për shëndetin e çdo shoqërie njerëzore! Ato janë fotografia më e mirë e temperaturës dhe humorit të momentit të qytetarit, por janë edhe falli perfekt për të treguar edhe temperaturën, edhe humorin e nesërm të tij dhe të gjithë shoqërisë. Eshtë ndoshta ushtrimi më i rëndësishëm dhe më serioz që duhet të bëhet me shumë aktorë, përfshi edhe politikën, për të përmirësuar fotografinë dhe për të garantuar fall pozitiv. Me një ecje në majë të gishtave, si balerinat në dyqan porcelani; me të folur të heshtur si në bibliotekë, me kujdesin e papërgjumur si në ruletën ruse! Në të kundërt, edhe nëse shkrep një po dhe një jo, me të gjitha gjasat, edhe seksi do të bëhet me kredi. Dhe ky do të jetë lajm i mirë. lajmi i keq do të jetë se pakkush do të ketë mundësi të paguajë.

Next Post
New York Times: Borxhet e Trump arrijnë 650 milionë dollarë

Trump: Sondazhet të manipuluara, jemi duke fituar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

February 6, 2026
Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

February 6, 2026
Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

February 6, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

February 6, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

February 6, 2026
Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

February 6, 2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

February 6, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri

February 6, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 6, 2026
Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë

Akuzohen për korrupsion zgjedhor, GJKKO shpall fajtor ish-kandidatin e PD në Rrogozhinë dhe 4 persona të tjerë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In