Danimarka ka hequr kufizimet për udhëtarët shqiptarë. Lajmi është bërë i ditur nga Aeroporti ‘Nënë Tereza’ i cili njofton qytetarët se nga sot mund të kalojnë në Danimarakë duke plotësuar një nga këto tre kushte:
- Test PCR të 72 orëve të fundit
- Test Antigen
- Çertifikatën me vaksinat e aprovuara nga EMA
Ndërsa nuk do të jetë i nevojshëm testi PCR për fëmijët nën moshën 15 vjeç dhe personat që vërtetojnë se kanë kaluar COVID-19 në 8 muajt e fundit.
Njoftimi i plotë nga Tirana International Airport
Danimarka, nga sot, më 25 Qershor 2021, heq kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike. Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose çertifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA.
Ju bëjmë me dije se vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë, janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
Nuk duhet test për:
1) Për pasagjerët nën 15 vjeç
2) Pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit COVID-19 mes periudhës 14 ditë – 8 muaj nga dita e udhëtimit
/b.h