• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Çausheskun tonë e kemi ‘llaxor’!

by Frrok Çupi
23/09/2022 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Nicolae Çaushesku ishte me fat që iku që në fillim. Se ndoshta po të lihej si fshesë rrugëve, mund të kishte degraduar edhe ai me floririn e tij. Por iku dhe e mbylli.

Ne e pamë Çausheskun tonë, që vodhi floririn dhe miliarda të tjerë, tek po i varen jargët rrugës. Gënjen, mashtron, mbledh njerëz nga vulgu, ngopet kur i dëgjon që i thonë ‘më jep leje të vras…’, i puth dhe e puthin me jargë pijanecësh, shkon në shtëpi e thyen televizorin…

… Po përsiatesha këto ditë kur vjedhësit e floririt janë thërritur në hetim nga SPAK, dhe teksa i shikoj që zhvendosen nëpër karrige më të vogla se ‘prapashtesa’ e tyre dhe nëpër tribuna ligjesh. Kur vihen në rresht drejt SPAK, më duket se janë nisur për të dorëzuar floririn e vjedhur, ecin shtrembër –shtrembë si të ngarkuar keq.

Këtu do të ndryshonte puna me Çausheskun e Rumanisë, sepse ai, me dorën e vet, nuk e ktheu kurrë floririn që e kishte vjedhur në Rumani dhe në kampin socialist. Këta, me sa duket, nën urdhrin amerikan, po bëjnë rreshtin drejt vendit ku dorëzohet floriri i vjedhur.

Edhe një gjë tjetër është thuajse e krahasueshme mes Çausheskut rumun dhe këtij Çausheskut tonë:

Për këta në Shqipëri, pas 30 vjet, është ngritur Struktura e Posaçme Anti- Korrupsion (SPAK). Gjyqi i Nicolae dhe Elena Çaușheskut u mbajt më 25 dhjetor 1989 nga një Tribunal Ushtarak i Jashtëzakonshëm, një gjykatë ushtarake e krijuar me kërkesë të një grupi të sapoformuar të quajtur Fronti i Shpëtimit Kombëtar. Këtu janë të krahasueshëm të dy palët.

Përveç vjedhjes së pasurisë së popullit, duke shfrytëzuar postin dhe besimin e dhënë politik, gjë tjetër nuk ka të përbashkët mes këtyre njerëzve të të njëjtës specie.

Këta nuk e kanë fisnikërinë e Nikolaes dhe të Elena Çausheskut. Të dy rumunët u drejtuan për te muri i depos ushtarake, në sekondën e fundit, veshur e stolisur në flori. Këta tanët që morën floririn dhe pasurinë publike, nuk e kanë as sqimën që të dëshmojnë se janë ‘udhëheqës’. Me të njëjtën kartë ‘udhëheqës’ me të cilën vodhën pasurinë e popullit dhe vranë kundërshtarë, njerëz nga populli dhe fshatarë nga Gërdeci, po me atë ‘burrëri’ duhej të kishin dalë para popullit, ditën që do të rreshtoheshin drejt SPAK. Ne po vdesim të shikojmë një udhëheqës, sado i keq, i keq sa djalli, por ditën e fundit të mos jargavitet rrugëve dhe të mos veshë jelekun e zi si ‘Luk Munegja’ për të dëshmuar se unë ‘jam një nga ju, i varfër sa ju’.

U ngopëm duke dhënë mëshirë për udhëheqësit tanë katilë. Diktatori komunist, Hoxha, shkoi në atë botë duke ‘arnuar çorapet’. Haxhi Qamili- para tij- kishte ikur i palarë, me një plumb nga një ushtar serb në një përroskë të Librazhdit. Sali Berisha, i nominuar si më i korruptuari në botë, shumë vite jetoi në Brrakë, pastaj thotë se ‘jetoj në shtëpinë e dhëndrit’. Neveri. Malësorët e Veriut e kishin kodin e tyre që ndoshta gjithë jetën nuk ia shikonin shtratin dhëndrit ku ai flinte me të bijën.

Magari të kishim një ‘Çaushesk’ që të lahej në flori ditën kur të nisej për në ‘ditën e gjyqit’. Do të na mbushej zemra sikur hasmin tonë ta shikonim ‘të denjë’. Por as këtë rast nuk na e dhanë.

Më duket se Nikolae dhe Elena Çaushesku e nderuan kombin e tyre që i ekzekutoi në një ‘festë demokracie’ në dhjetorin e vitit 1989. Ata u paraqiten të hijshëm e të larë në flori për çastin e fundit.

Javën e ardhshme këta tanët do të rreshtohen për nga stacioni i trenit të Tiranës, atje ku janë bashkuar SPAK dhe Burgu 313. Duket sikur simbolika është zgjedhur mrekullisht mirë: Për herë të parë, Berisha dhe Meta ( dy presidentë) e kanë shkelur Tiranën  duke zbritur nga stacioni i trenit, ashtu të ndrojtur e shtremba- shtremba, me nga një valixhe druri nën dorë. Edhe sot, pasi kanë ngarkuar disa kuintalë nga floriri i shtetit dhe disa pasuri publike, miliarda dollarë dhe vila e toka…, këta prapë shfaqen me ‘valixhe druri’. Njësoj si atë ditë kur zbritën në stacionin e trenit afër burgut 313.

Askush nuk ndjen as dhimbje as krenari; por qytetaria ndjen një boshllëk se ‘si vallë nuk kishim një hajdut që të ikte i veshur me floririn e vjedhur’.

Pamfleti

Next Post
Rama për muxhahedinët: Mbështetje për t’u siguruar jetën, jo lëvizjen e tyre politike!

Rama për muxhahedinët: Mbështetje për t’u siguruar jetën, jo lëvizjen e tyre politike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

April 7, 2026
PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

PS ‘ndez motorët’ për zgjedhjet lokale, Klosi mbledh kryebashkiakët socialistë në selinë rozë

April 7, 2026
Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In