• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Edhe armët online, përfitojnë poligonët e qitjes dhe ata që aftësojnë për përdorimin e armës

by Java News
31/07/2021 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Duke vlerësuar se lufta kundër krimit dhe përmirësimi i rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri, janë dhe mbeten prioritetet strategjike për Qeverinë e Shqipërisë, se armët e zjarrit dhe municionet luftarake pa leje në duart e qytetarëve, vijojnë të jenë burim i rrezikut serioz për jetën e qytetarëve, për rendin dhe sigurinë publike, edhe si një pengesë serioze për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit, Policia e Shtetit në vazhdimësi i ka kushtuar vëmendje të veçantë parandalimit të veprave penale të armëmbajtjes pa leje, por edhe të veprave të tjera penale që kanë të bëjnë me trafikimin e armëve, të municioneve”, raporton Policia e Shtetit në një nga strategjitë më të fundit .

Por synimi i strategjisë përcakton se brenda vitit 2023 duhet garantuar miratimi i legjislacionit për kontrollin e armëve që duhet të jetë i harmonizuar me kuadrin rregullator të BE-së, dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare përkatëse dhe i standardizuar me të gjithë rajonin. Ndaj ligji për përdorimin e armëve është një nga ligjet më të ndryshuara.

Këshilli i Ministrave ka publikuar gjatë të premtes VKM mbi rregullat e reja që do të hyjnë në fuqi fill mbas publikimit në fletoren zyrtare.

Aty thuhet se për t’u pajisur me licensë për veprimtaritë e lejuara me armë, qoftë ai person fizik, tregtar i pajisur me NUIS dhe personi juridik me NUIS për secilën nga licensat e përcaktuara nga ligji, subjektet dorëzojnë dokumentat on line në portalin unik qeveritar e – Albania. Bëhet fjalë për kërkesat për licensë për transport armësh të llojit të shkurtër gjysëm automatike(B1), armë e gjatë gjysëm automatike (b4), armët e kateforisë C, me viaskë, sinjalizim drite, armë pneumatike, armët e zjarrit antike dhe armët e ftohta prodhim fabrike dhe artizanale.

Për këto armë subjektet e licensuara për transportin e tyre dhe pjesëve të tyre, por edhe subjektet që merren me poligon civil qitjeje dhe të licensuarit për aftësim teorik dhe praktik, sipas VKM së ndryshuar kanë të drejtë të depozitojnë dokumenta online.

Dokumentat në E-Albania

Subjektet që dorëzojnë kërkesën për licensën përkatëse depozitojnë gjithashtu me ndryshimet ligjore vetdeklarimin për gjendjen gjyqësie të administratorit, dhe çdo vërtetim që konfirmon mungesë hetimesh dhe vendim fajësie. Së bashku me to pasaporta, kontratat e punës e drejtuesit teknik, certifikata mjekësore për veprimtarinë e lejuar me armët për pronarët përfitues bazuar në udhëzimin në fuqi, si dhe dhe përmbajtjen e raportit mjekësor të lëshuar brenda 6 muajve të fundit në të cilin provohet se personi dhe subjekti janë të aftë mendërisht dhe fizikisht.

Vendimi i Këshillit të Ministrave më i fundit shton se “dëshmia e aftësimit teorik dhe praktik për përdorimin e armës, si dhe trajnimet specifike të punonjësit dërgohen edhe fizikisht nëpërmjet postës së porositur në komisariatin e policisë, ku ka vendin e ushtrimit të aktivitetit ose selinë qendrore subjekti, i cili kërkon të pajiset me licencë për veprimtaritë e lejuara me armët, brenda 5 (pesë) ditëve punë nga paraqitja në formë elektronike e kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues, sipas përcaktimeve të mësipërme”.

Në VKM përcaktohet si rast përjashtimor pamundësia e subjektit për t’ju drejtuar E- ALBANIA që në këtë rast kur është e pamundur t’i drejtohesh portalit, atëherë mund t’i drejtohesh drejtpërdrejtë komisariatit përkatës në zonën ku subjekti ushtron veprimtarinë. Ndërkohë që për procedurën e mëtejshme struktura përgjegjëse ngarkohet me verifikimin dhe dokumentacionit për kërkesat për licensë. Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë detyrohet të rregjistrojë licensat dhe autorizimet së bashku me vendimin e miratimit apo refuzimin për licensim, një procedurë që duhet të fiksohet në Regjistrin Kombëtar të Licensave.

Next Post
Kamzë/ 48-vjeçarja përplas këmbësoren me makinë, dërgohet në spital. Policia nis hetimin

Kamzë/ 48-vjeçarja përplas këmbësoren me makinë, dërgohet në spital. Policia nis hetimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In