• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edhe Anglia dërgon refugjatë në Shqipëri? Po përgatitet plani me mbështetjen e OKB-së

by A R
22/04/2025 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria britanike po përgatit një plan të ri për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendra kthimi” jashtë vendit, një nismë që ka marrë mbështetjen e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR). Burime të gazetës britanike “The Telegraph” e kanë përshkruar lëvizjen si “revolucionare”, veçanërisht pas diskutimeve mes Sekretares së Brendshme britanike, Yvette Cooper, dhe drejtuesit të UNHCR-së për mundësinë e pagesës së vendeve në Ballkan për të pranuar azilkërkues të refuzuar nga Britania.

Sipas një tjetër gazete britanike, “The Times”, qeveria në Londër po shqyrton ngritjen e disa qendrave jashtë vendit për të strehuar emigrantët e refuzuar, me Ballkanin si një opsion të mundshëm. Vendet që janë kontaktuar deri tani përfshijnë Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan A2 CNN.

Një dokument i UNHCR thekson “nevojën për sisteme efikase të kthimit dhe rolin potencial të qendrave të kthimit”, duke sinjalizuar mbështetje për vende si Mbretëria e Bashkuar, për sa kohë që nuk shkelet parimi i mbrojtjes së refugjatëve dhe të drejtat e njeriut. UNHCR ka theksuar se monitorimi i standardeve të të drejtave të njeriut në këto qendra do të ishte kusht i domosdoshëm.

Modeli që po shqyrtohet është ai italian, ku Italia ka ngritur dy qendra të tilla në portin e Shëngjinit, në Shqipëri, për të përpunuar kërkesat për azil të emigrantëve të kapur në Mesdhe. Tani, Britania mund të ndjekë një model të ngjashëm.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin Anglez ka arritur nivele rekord. Vetëm të premten, 51 emigrantë u kapën dhe u zbarkuan në portin e Doverit, një incident që përfshiu edhe një emergjencë mjekësore ku një emigrant humbi jetën.

Ndërkohë, opozita ka kritikuar qeverinë aktuale, me Chris Philp, Sekretari i Brendshëm në hije, që akuzon kryeministrin Keir Starmer se “ka humbur kontrollin e kufijve”, duke thënë se Britania kishte mundësi të ishte lidere globale me planin për dërgimin e emigrantëve në Ruandë, por që u anulua nga qeveria laburiste.

Next Post
“S’do ketë më kontroll”, Rama në Përmet: 600 biznese kanë aplikuar për marrëveshje!

“S’do ketë më kontroll”, Rama në Përmet: 600 biznese kanë aplikuar për marrëveshje!

Comments 1

  1. Anonymous says:
    11 months ago

    Ti marrink/hajduti,ti cojne ne surrel,ti kete kojshi,atje jane me te sigurte,mbasi ka mbi 50 roje qe ruajne edhe bythen e k/hajdutit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In