• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Edhe 10 shtete do ta heqin njohjen e Kosovës!”, media serbe: Vuçiç provokon kosovarët në sy të Macron

by Java News
12/11/2019 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në Paris më iniciativë të presidentit të Francës, Emanuel Macron, është zhvilluar një takim në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Në një komunikatë për media janë ndarë pak detaje nga ajo se cfarë është diskutuar në takimin trepalësh në Paris, megjithatë mediat serbe të referuar burimeve të veta kanë zbuluar prapaskena të këtij takimi.

Sic shkruan “Blici’ serb, që njihet edhe për lajme propagandistike, thuhet e presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, në këtë takim i ka thënë Thaçit se edhe 10 shtete po presin për të hequr njohjen për Kosovën.

“Presidenti i Serbisë i ka thënë Thaçit që edhe dhjetë shtete të tjera janë duke pritur që të marrin vendim për të tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë ky burim për ‘Blic’.

Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një njoftimi për media ka thënë se Kosova është e gatshme për një marrëveshje që si rezultat final do të kishte njohjen reciproke.

Megjithatë sipas mediave serbe, Vuçiç ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për t’u njohur nga Kosova pasi njihet nga të gjitha shtetet e botës.

Ky takim trepalësh në Paris thuhet se është mbajtur në përpjekje e sipër të Francës për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Next Post
Vendimi për negociatat me Shqipërinë dhe MV/ Macron: Vendoset në maj të 2020-s!

Vendimi për negociatat me Shqipërinë dhe MV/ Macron: Vendoset në maj të 2020-s!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In