• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ederlezi i racistëve

by Enkel Demi
05/05/2016 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Na bie ndër mend për ata që i konsiderojmë të ndryshëm nga vetja, sa herë ka ndonjë ngjarje apo festë që bëjmë sikur i kremtojmë për të rrëfyer që nuk jemi racistë. Në fakt për shumicën është bash e kundërta. Nuk lëmë rast pa e theksuar, qoftë dhe në të folmen e përditshme. “Jevg i m…!” apo “Gabel m…!” janë disa nga shprehjet që përdorim rëndom dhe nuk është se i themi tek-tuk në të rrallë.

Më datën 5 maj dhe mëngjesin e datës 6 maj, në Shqipëri dhe kudo ku ka romë është festa më e madhe e tyre, e cila njihet me emrin Ederlezi ose Shën Gjergji. Është një nga festat më të bukura që ka kremtuar njeriu. Në shtëpitë e romëve gjeni mu në prag degë shelgu ose ulliri, gjë që do të thotë se kjo derë është e çelur bujarisht për këdo. Nëse e sheh këtë shenjë mund të hysh pa njohur, pa trokitur dhe të shtrohesh në tryezën e pasur të festës. Një enë e mbushur me petale erëmira lulesh mbushet me ujë burimi ose nga tre çezma të ndryshme. Në fund të enës ndodhen stoli që një djalë i vogël, i qashtër fut dorën dhe i zbulon duke ja dhënë motrave e vëllezërve më të rritur për t’u sjellë fat. Qingji është shtënë në hell, buka është e zënë me maja që të vijë mirë, kurse pitet që duhen për ta ngjyer kafshatën në gjellën me mish, erëza dhe aromën e dafinës, piqet drejt e në hi, ashtu si dhe patatet. Tava e pllaqive me mish të grirë, qepë e domate është të lësh thonjtë. Ngrihen dolli dhe pihet raki rrushi, gjer në ag. Më pas, pa dalë rrezja e parë e diellit, gjindja shkon në lum, ku lahet. Uji i rrjedhshëm i merr mëkatet, prapësitë dhe të këqijat e shëndetit, kurse prej ujit të freskët të pranverës ti merr veç mbarësinë. Gratë me barrë rrokullisen në fushat me grurin e sapoçelur që fëmijët t’u dalin në dritë të shëndetshëm dhe pa cene.

Kjo festë e mbushur me këngë, tingujt e klarinetës, rritmin e qypit është një gaz i madh, ku ngrihet kulti i diellit, ujit, pastërtisë fizike dhe shpirtërore, i vetë jetës shumëngjyrëshe, e cila kurrë nuk ndal, kurrë nuk rresht së qeshuri.

Këta janë romët e Shqipërisë, të cilët i kemi bashkëpatriotë, i kemi në një udhë, në një katund, në një rruginë të qytetit, por nuk i duam, sepse janë të ndryshëm. Deri dje u thonin që nuk ka punë të hairit për ju, se nuk keni bërë shkollë. Tani që shumë prej tyre janë shkolluar, falë dhe bursave të shoqatave të ndryshme, u thonë të futen në konkurs, të kalojnë në DAP. Kanë kërkuar nja katër-pesë vende pune në administratën e sotme, por i kanë përcjellë, jua kanë bërë DAP. Qeveria, veçanërisht kjo e sotmja për romët të çan dërrasat, por punë nuk u jep, sepse na pëlqejnë më shumë, kur thurrin tendat me kashtë.

Romët kanë një flamur të gjelbër, me një rrotë në qendër, i cili tregon historinë e tyre të shtegtimit. Në 8 prill, ditën ndërkombëtare të romëve, ata kërkuan që institucionet shtetërore të ngrinin flamurin e tyre. Jua gjetën një përgjigje burokratike dhe nuk e ngritën, pasi do u ketë ardhur marrè nga ky flamur. Romët kurrë nuk e ngrenë flamurin e tyre, pa lartësuar më parë atë kuq’ e zi. Na quajnë, ata të mazhorancës, kurse ne për ta plot gjëra me atë mbiemrin që nis me gërmën “m”.

Bahtalo tumaro baro dives o Ederlezi!

Next Post

Historia e ish-komunistes shqiptare, që sot dëshmon për Jehovain

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In