• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

The Economist: ‘Koalicioni i UÇK’ i paraprin Gjykatës Speciale…Po Shqipëria, Maqedonia…

by A R
20/05/2017 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Revista britanike «The Economist» thekson në një analizë se Partia Demokratike e Kosovës provokoi zgjedhje të parakohshme parlamentare përpara se rënia e mbështetjes ndaj saj të rritej edhe më tej.

Në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit, papritmas u bënë bashkë komandantët e UÇK-së, të cilët urrejnë njëri-tjetrin.  Politikanët kosovarë, të cilët zakonisht e përçmojnë njëri-tjetrin, papritmas arritën një marrëveshje për të bërë së bashku fushatë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

Në Shqipëri, forca kryesore opozitare, Partia Demokratike, e cila kërcënonte prej muajsh se do t’i bojkotonte zgjedhjet, më në fund arriti marrëveshjen që e fut edhe atë në procesin për legjislaturën e ardhshme.

Ndërsa në Maqedoni, presidenti që nguroi aq shumë, u dorëzua më në fund dhe pranoi t’i jepte partisë kryesore opozitare mandatin për formimin e qeverisë së re, duke i dhënë fund ngërçit 5-mujor, që çoi në protesta nëpër rrugë dhe skena dhune brenda Parlamentit.

Nga këto, kriza në Kosovë, thekson revista e njohur britanike «The Economist», ishte më e mprehtë. Më 10 maj, qeveria e Isa Mustafës ra, kur Partia Demokratike e Kosovës, e themeluar dhe drejtuar nga Hashim Thaçi deri kur ky u zgjodh president, vendosi të bashkonte votat me partitë opozitare që kishin paraqitur mocion mosbesimi kundër koalicionit qeverisës. Edhe pse shkaku më imediat i rënies së qeverisë ishte dështimi për të ratifkuar në parlament marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, pas kësaj lëvizjeje qëndron edhe dëshira e PDK-së për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme, përpara se rënia e mbështetjes ndaj saj të rritej edhe më tej. Frika ishte se, në një vend me ndasi të theksuara mes klasës politike, e cila ka vuajtur të krijojë stabilitet që prej shpalljes së pavarësisë nga Serbia në vitin 2008, kaosi mund të ishte «pas derës». Ndaj më 16 maj, PDK-ja njoftoi papritur formimin e një koalicioni parazgjedhor me dy udhëheqës të tjerë politikë, si Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, me këtë të fundit ish-kryeministër të Kosovës. Që të dy këta janë gjykuar për krime lufte, por kanë fituar pafajësinë. E së bashku me Thaçin, ata kanë qenë komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftoi kundër forcave serbe në luftën e viteve 1998-99 dhe siguroi mëvetësinë nga Serbia. Por si president, Thaçi konsiderohet tashmë zyrtarisht i paanshëm, ndërsa PDK-ja udhëhiqet nga Kadri Veseli, ish-komandant në shërbimin sekret të UÇK-së.

Ish-kryekomandantët e UÇK-së janë të njohur për urrejtjen ndaj njëri-tjetrit, por së bashku ata kanë shumë mundësi që të fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Megjithatë, edhe triumfi i mundshëm do ta ketë jetën të shkurtër, pasi tribunali i ngritur në Hagë për të gjykuar krimet e luftës dhe krimin e organizuar në Kosovë, e ashtuquajtura Gjykatë Speciale, pritet të ngrejë aktakuzat e para në pjesën e dytë të këtij viti, me raportin që çoi në themelimin e saj që përmendte që të katërt këta udhëheqës si objektiva të mundshëm të hetimit.

Ata mohojnë çdo përfshirje në këto krime. Gjithsesi, shumica e kosovarëve e kanë humbur interesin ndaj tribunaleve ndërkombëtare, e janë më shumë të shqetësuar për punësimin, kujdesin shëndetësor dhe edukimin. Ndryshe ka ndodhur në Maqedoni, ku kriza nisi pas zgjedhjeve të dhjetorit të kaluar, kur partia konservatore VMRO-DPMNE, në pushtet prej vitit 2006, e pa të pamundur të krijonte një koalicion qeverisës.

Presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i jepte socialdemokratëve të opozitës (LSDM) dhe aleatëve të tyre shqiptarë, mandatin për të formuar qeverinë e re, edhe pse ata kishin arritur tashmë shumicën e nevojshme parlamentare për ta bërë diçka të tillë, me justikimin se përbënin një kërcënim ndaj sigurisë kombëtare. Opozita – që pret të udhëheqë tashmë vendin, – u kundërpërgjigj ndaj këtij refuzimi me akuzat se udhëheqësit e VMROsë i frikësoheshin dorëzimit të pushtetit, pasi mund të përfundojnë në burg për akuza korrupsioni.

Më 27 prill, deputetët e VMRO-së hapën dyert e parlamentit për të lejuar protestuesit të hynin brenda. Ata mësynë deputetët dhe sulmuan disa prej atyre të opozitës, përfshirë kreun e LSDM-së, Zoran Zaev, si dhe Ziadin Selën e LR-PDSH-së, ndër më të sulmuarit. Por, nëse pushtetmbajtësit menduan se kjo do t’i ndihmonte ata që qëndronin ende në pushtet, gabuan rëndë. Nën presionin gjithnjë e më të madh nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, VMRO-ja e humbi kohezionin. Më 17 maj, presidenti u dorëzua dhe pranoi t’i jepte socialdemokratëve të Zaevit mandatin për formimin e qeverisë së re.

Po në Shqipëri, çfarë ndodhi? Partia Demokratike në opozitë i kishte qëndruar vendimit të saj të 3 muajve të fundit se do të bojkotonte zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat tashmë janë shtyrë në kohë me një javë, për t’u zhvilluar më 25 qershor. Socialistët në pushtet pretendonin se demokratët ishin të frikësuar nga humbja e zgjedhjeve. Por këta të fundit përdorën kauzën se udhëheqësi i socialistëve ishte i lidhur me trakantët e drogës, ndaj dhe nuk mund të organizoheshin zgjedhje të lira e të ndershme prej tyre. Në orët e para të mëngjesit të 18 majit, e pamundura u bë e mundur: krerët e të dyja partive arritën një marrëveshje për të marrë pjesë të gjitha palët në zgjedhje, siç duhej të ndodhte.

Në javët e kaluara, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë bërë destinacione të zëvendësndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, përgjegjës për marrëdhëniet e Amerikës me vendet e Europës Qendrore dhe Juglindore, Hoyt Brian Yee. Vizita e tij duket se ka pasur ndikim te kthesat e papritura të politikanëve lokalë, e sidomos gatishmërisë së tyre për kompromise. BE-ja dhe SHBA janë shqetësuar së fundi nga rritja e ndikimit të Rusisë në rajonin e Ballkanit. Ata frikësohen se konikti në Ballkanin Perëndimor mund të nxjerr nga binarët edhe politikat e tjera të tyre, ose t’i detyrojnë ato të ndërhynin sërish, siç bënë në vitet ’90. E pavarësisht përmirësimeve të dukshme, potenciali për kaos mbetet ende aty, e për këtë arsye të dyja palët duhet të mbeten seriozisht të angazhuara në rajon./dialogplus/a.m.

Next Post
Themeluesit e PS Lakrori e Legisi në Konventën e PAA, renditur në koalicionin e PD

Pas marrëveshjes Rama-Basha/ Duka: Jemi përballë një rreziku të madh për demokracinë përfaqësuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In