• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“The Economist”: Gjueti shtrigash në Turqi, mbi 100 mijë spastrime

by Aalison Pearse Stevens
13/09/2016 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Masat e ashpra pas tentativës së grushtit të shtetit në Turqi, janë shndërruar në gjueti shtrigash. Ato që po i bëhen lëvizjes, janë shumë herë më të mëdha se spastrimet e komunistëve të dyshuar në Amerikë në vitet 1950 nga senatori, Joe Mçarthy.

Revista e përjavshme “The Economist”, në numrin e saj të fundit në versionin e shkruar ka botuar një shkrim të gjatë me titull “Spastrimet e gylenistëve në Turqi” dhe thekson se masat e ashpra pas tentativës së grushtit të shtetit në Turqi nuk janë asgjë tjetër veçse një gjueti shtrigash. Revista nënvizon faktin se “masat e ndërmarra, gjithnjë e më shumë i ngjanë një gjuetie shtrigash, jashtëzakonisht shumë herë më të mëdha se spastrimet e komunistëve të dyshuar në Amerikë në vitet 1950 nga senatori Joe Mçarthy”.

Shkrimi i revistës prestigjoze “The Economist” fillon me historinë e pushimit nga puna të një akademikeje të universitetit “Gediz”, Ishtar Gëzajdën dhe bën një pasqyrim të plotë të pasojave sociale të këtyre spastrimeve. Sipas revistës, masat kanë prekur direkt më shumë se 100 mijë njerëz në të gjithë vendin, ndërkohë që spastrimet përfshijnë ushtarakë, akademikë, nëpunës civilë, gazetarë, biznesmenë, pilotë dhe njerëz të profesioneve të ndryshme.

Mbi 100 mijë spastrime. Kur fillon gjuetia e shtrigave, është e vështirë ta ndalësh

Shumica e analistëve të huaj mendojnë se një bashkëpunim i oficerëve me backgrounde të ndryshme ishin pjesë e tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut për të rrëzuar presidentin e Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan. Por, qeveria fajëson vetëm xhematin. Spastrimet që kanë nisur me urdhër të z. Erdogan kundër grupit dhe simpatizantëve të kësaj lëvizjeje, kanë prekur më shumë se 100 mijë njerëz. Javën e kaluar 50 mijë nëpunës civilë u pushuan nga puna me një dekret të posaçëm. Ushtarakë, gazetarë, akademikë, pilotë të forcave ajrore dhe shumë biznesmenë janë të gjithë në shënjestër të këtyre masave.

Shumë më e madhe se gjuetie e shtrigave e senatorit Mçarthy

Masat e ndërmarra, sipas shkrimit të “The Economist”, gjithnjë e më shumë i ngjajnë një gjuetie shtrigash, jashtëzakonisht shumë herë më të mëdha se spastrimet e komunistëve të dyshuar në Amerikë në vitet 1950 nga senatori Joe Mçarthy. “Viktima e fundit e këtyre spastrimeve është dhe një këngëtar i muzikës pop (Atilla Tash) i arrestuar për publikimin e analizave në një gazetë të lëvizjes Gylen dhe një balerin u largua nga Teatri i Operas dhe Baletit (Jyxhel Emre Kajnarsu), pasi gjoja kishte shitur shtëpinë e tij përmes një banke që kishte lidhje me lëvizjen e Gylenit (të cilën ai e mohon). Autoritetet kanë mbyllur mijëra shkolla, biznese dhe fondacione. Sipas një ministri, shteti ka konfiskuar asete të mbështetësve të Gylenit që arrijnë vlerën më shumë se 4 miliardë dollarë”.

“Ndërkohë spastrimet janë shtrirë dhe në konfliktin e Turqisë me pakicën kurde, e cila gjatë vitit të kaluar ka intensifikuar luftimet e ashpra në jug-lindje të vendit. Qeveria tani ka në plan të pezullojë 14 mijë mësues për lidhje të dyshuara me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Kur fillon gjuetia e shtrigave, është shumë e vështirë që ta ndalosh”.

Qeveria po ia faturon gabimet e saj lëvizjes Gylen

Në shkrimin e saj revista “The Economist” nënvizon faktin se pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit të 15 korrikut, qeveria po ia faturon të gjitha gabimet dhe dështimet lëvizjes Gylen dhe me këtë veprim ajo po përpiqet që të rishkruajë historinë nga e para.

“Qeveria bën përgjegjëse Lëvizjen Gylen për dështimin e planit të paqes më Partinë Popullore të Kurdistanit (PKK) si dhe për vonesat në nisjen e luftës kundër ISIS. Pas kopetencave të pakufishme pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, nuk ekziston pothuajse asgjë dhe asnjë mundësi që të kontrollojë shtypjet e presidentit Erdogan”.

Paranoja është shtrirë përtej kufijve të Turqisë.

“Paranoja tashmë është shtrirë dhe përtej kufijve të Turqisë. Në Holandë, shkollat që kanë lidhje me lëvizjen Gylen kanë punësuar roje të sigurisë, pasi prindërit janë ankuar për kërcënime të vazhdueshme ndaj tyre dhe fëmijëve të tyre. Në Bullgari, qeveria ka deportuar një person në Turqi, pas pretendimeve se ai kishte lidhje me lëvizjen Gylen, pavarësisht kundërshtimit të gjykatave të këtij vendi. Agjencia shtetërore turke e lajmeve, “Anadollu”, ka publikuar “listat e zeza” të personave dhe subjekteve që akuzohen si të lidhura me lëvizjen Gylen për secilin vend. Një prokuror turk së fundmi akuzoi Vatikanin se ka emëruar Gylenin si “kardinal sekret” në vitet 1990”.

Kjo mund t’i kushtojë shtrenjtë Turqisë

Turqit laikë nuk kanë simpati për gylenistët dhe i kanë patur dhe ata në shënjestër të spastrimeve të tyre në fillim të viteve 2000. Ata kanë mbështetur “kryqëzatën” e qeverisë ndaj lëvizjes, një mbështetje e shprehur qartë në tubimin e gushtit në sheshin Jenikapë të Stambollit. Por, ndërkohë persona pa asnjë lidhje me lëvizjen Gylen janë spastruar, të cilët në fakt janë kundërshtarë të tjerë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, dhe madje edhe disa nga përkrahësit e partisë, kanë filluar të frikësohen se mund të kenë të njëjtin fat. “Kjo nuk është ajo që ne kuptojmë me [shpirtin e] Yenikapsë”, tha Kemal Kilicdaroglu, lideri i partisë kryesore të opozitës, CHP, më 3 shtator. Ky keqkuptim mund t’i kushtojë shtrenjtë Turqisë.

ma.me

Next Post
Flet për herë të parë pas incidentit Noizy (VIDEO)

Flet për herë të parë pas incidentit Noizy (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In