• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Eco Tirana” merr në shfrytëzim zonën te ish-Parku, debate të ashpra në këshillin bashkiak

by A R
07/10/2016 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot vendimin për “Eco Tirana”, kompania që do të bëjë pastrimin e qytetit të Tiranës, së cilës i jepet në përdorim pa kundërshpërblim një sipërfaqe toke prej rreth 22 mijë metra katror, Ish-Parku i Autobusëve në rrugën “Don Bosko” me qëllim ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për ushtrimin e funksioneve të shoqërisë “Eco Tirana sha”, shoqërisë së krijuar në maj nga Bashkia për menaxhimin e mbeturinave dhe ku Bashkia ka 51% të aksioneve. Afati i përdorimit do të jetë 25 vjet.

Pikërisht ky vendim ka sjellë debate në këshill por edhe jashtë tij. Kreu i këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli ka thënë se prapa këtij vendimi qendron mafia, pasi ajo sipërfaqe do të përdoret për të depozituar mbetje.

“E drejta e fjalës të na jepet. Me dhunën e kartonave për interesa mafioze na mbyllin mikrofonat dhe mbyllin mbledhjen. Eshtë i paligjshëm Eko Tirana. Aty do të ketë depozitim mbetjesh. Aktiviteti është i mafies. Mafia po vendos diktatin. 22 mijë metra2 në qendër të Tiranës për plehrat. Të bëhet qendër multifunksionale. Duhet t’i jepet mafies. E mbyllen me dhunë. Tentuan të lincojnë këshilltarët”,- tha ai.

Sakaq, këshilltarët e djathtë thonë se ndjehen të pafuqishëm para këtij vendimi: “E kemi të pamundur të zhvillojmë veprimtarinë tonë. Aktet kalojnë pa transparencë dhe në dhunim të ligjit. Ne s’kemi mundësi të kërkojmë informacion, të replikojmë. Nuk kryejmë dot funksionin tonë. Do kërkojmë dorëzimin e mandateve sepse bllokohemi në çdo hap. Para sjelljeve të tilla mafioze do të dorëzojmë mandatet, t’ja lëmë në dorë qytëtarëve”

Këshilltarja e djathtë, Suzani Guxholli ka deklaruar për News 24 jashtë mbledhjes se: “Kjo është arrogancë, Eco Tirana merr 22 mijë metra katrore nga pasuria jonë pa paguar asgjë. U jepet gjysma e tokës italianëve”.

Në relacionin shpjegues thuhet:
“Shërbimi i pastrimit të qytetit të Tiranës përbën një nga elementët më të rëndësishëm në detyrimet që Bashkia e Tiranës ka ndaj qytetarëve të saj dhe qytetit. Nisur nga kërkesat në rritje konstatohet se shërbimi i pastrimit të qytetit ka nevojë të ristrukturohet në funksion të përmirësimit të treguesve higjeno sanitar dhe të përmirësimit të impaktit që ai ka në mjedisin e qytetit. Bazuar në situatën e re të ridimensionimit të funksioneve dhe prioriteteve të Bashkisë Tiranë u konsiderua e nevojshme pjesmarrja e Bashkisë Tiranë në shoqërinë Eco Tirana sha, shoqëri kjo e cila ndër të tjera ka në objekt të saj edhe mbledhjen dhe transportin e mbetjeve dhe të materialeve që rrjedhin prej tyre, duke përfshirë grumbullimin e diferencuar të tyre dhe pastrimin e hapësirave publike.

Parku i Transportit Tiranë është aktualisht në një gjendje të amortizuar dhe kalimi i tij në përdorim të Shoqërisë Eco Tirana sha do t’i jepte mundësi për mirëmbajtjen si dhe ridimensionimin dhe shfrytëzimin maksimal të saj në funksion të së mirës së përgjithshme të qytetit të Tiranës.

Duke qenë se për shkak të natyrës së veprimtarisë së Eco Tirana si dhe duke marrë shkas nevojën emergjente për përmirësimin e mënyrës së ushtrimit të funksionit të pastrimit të qytetit, propozohet t’i kalohet shoqërisë Eco Tirana me të drejtë investimi dhe ri-investimi për një afat 25 vjeçar. Duke qenë se kjo pasuri ka nevojë për mirëmbajtje të vazhdueshme dhe duke qenë se është në pronësi të Bashkisë Tiranë, e cila është aksionere në këtë shoqëri, zhvillimi i saj konsiderohet të jetë më i mirë dhe më efikas për përdorimin e shoqërisë Eco Tirana.

Dhënia në përdorim e pasurisë me emërtimin Parku i Transportit Tiranë konsiderohet se do të ndikojë në mirëmbajtjen e pasurisë së sipërpërmendur; vjen si rrjedhjë e nevojës së Bashkisë së Tiranës dhe e gjithë qytetit; si dhe do të ketë ndikim pozitiv në mundësimin e ushtrimit të funksioneve të saj në fushën e pastrimit të qytetit dhe në një ‘start up’ sa më efikas dhe të shpejtë të shoqërisë Eco Tirana, në të cilën Bashkia Tiranë është aksioneve me 51%”, thuhet në relacionin e Bashkisë.

Përveç funksioneve të mësipërme të përmendura në relacion, Eco Tirana, sipas dokumentit të saj themelues, depozituar në Qendrën Kombëtare të Binzesit ka si funksione edhe: ndërtimin dhe manaxhimin, edhe për llogari të palëve të treta, të impianteve për rikuperimin, riciklimin, trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve, rehabilitimin e zonave nga substancat ndotëse, veprimtari të riparimit të automjeteve, elektroauto, llamarinist, gomist, xhenerik dhe motorist.

Në relacion nuk sqarohet nëse kompania, -e cila ndër të tjera ka në objekt të saj edhe mbledhjen dhe transportin e mbetjeve dhe të materialeve që rrjedhin prej tyre, duke përfshirë grumbullimin e diferencuar të tyre, – do t’i ushtrojë këto funksione në hapësirën prej rreth 22 mijë metra katror që po merr në përdorim nga Bashkia Tiranë, apo nëse do të mund të ndërtojë aty ndonjë impiant riciklimi.

Ky vendim i Bashkisë Tiranë vjen në kulmin e debatit që ka ngjallur vendimi i fundit i qeverisë për rilejimin e importit të plehrave, që ka hasur në kundërshtimin e ambientalistëve dhe shoqërisë civile.

Cila është Eco Tirana dhe lidhja me Bashkinë e Veronës
Në datën 22 qershor 2016, në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), u regjistrua kompania publike “Eco Tirana”, e cila përbëhet nga një kapital aksioner i përbashkët mes Bashkisë së Veronës dhe asaj të Tiranës. 49% të këtyre aksioneve janë në pronësi të Holding AGSM Albania, 51% e ka në pronësi bashkia e kryeqytetit. Në bordin e kompanisë po ashtu ka anëtarë të cilët janë marrë nga kompania publike që pastron qytetin e Veronës. Emra si Giampaolo Tessari, Andrea Miglioranzi, Diego Testi, Fabio Venturi, Maurizio Alfeo figurojnë në dokumentet e regjistrimit të firmës si administratorë apo anëtarë të bordit mbikëqyrës, të cilët pasohen nga emra të njohur në menaxhimin e Bashkisë së Tiranës, duke nisur me Taulant Tushën, Dorjan Shehun, Jonida Halilin dhe Arbjan Maznikun. Afati për të mbajtur këto poste në kompaninë joint-venture është 3 vjet për secilin dhe qëllimi i krijimit të saj është i shprehur qartë në dokumentet që dy bashkitë kanë depozituar në QKB. “Menaxhimi i shërbimeve mjedisore, duke përfshirë por pa u kufizuar në: mbledhjen, transportin, ndërmjetësimin dhe tregtimin e mbetjeve dhe të materialeve që rrjedhin prej tyre, duke përfshirë edhe grumbullimin e diferencuar të tyre, si dhe pastrimin e hapësirave publike, ndërtimin dhe manaxhimin, edhe për llogari të palëve të treta, të impianteve për rikuperimin, riciklimin, trajtimin dhe asgjësimin e mbetjeve, rehabilitimin e zonave nga substancat ndotëse, veprimtari të riparimit të automjeteve, elektroauto, llamarinist, gomist, xhenerik dhe motorrist”, thuhet në përshkrimin e objektit të aktivitetit të “Eco Tirana”.

Por, megjithatë, edhe pse në thelb të saj kompania është publike, 49% e aksioneve janë në pronësi të “Holding AGSM Albania” (kjo e fundit është në pronësi 75% nga AGSM Verona dhe 25% nga Amia Verona), fakt që nuk përjashton marrjen sërish të operatorëve privatë në menaxhimin e saj.

Në 18 muajt e parë të saj, ose në harkun kohor të një viti e gjysmë, ndërmarrja “Eco Tirana” do të menaxhojë një fond prej 2.5 milionë eurosh, ku 10% e këtij fondi do të shtohet për të mundësuar mbledhjen e diferencuar të mbetjeve. Zona ku do të punohet fillimisht nga kjo kompani njihet si zona e kuqe, që është pjesa e qendrës dhe Tiranës së Re. “Monitor” ka siguruar planin e biznesit të saj. “Në përfundim të kësaj periudhe, menaxhimi i shërbimeve dhe mbledhja e diferencuar do të zgjerohen automatikisht deri në përfshirjen e të gjithë territorit të Bashkisë së Tiranës, ku përfshihet territori i bashkisë përpara reformës territoriale. Nga 1 qershori 2017, zona zgjerohet në 50% të territorit që mbetet dhe nga 1 qershori 2018 do të mbulojë të gjithë territorin si më sipër”, – thuhet në planin e biznesit të “Eco Tirana”,- sqaron Monitor./a.m.

Next Post
Nëse bëni vetëm 5 orë gjumë… shkatërroni zemrën tuaj

Nëse bëni vetëm 5 orë gjumë... shkatërroni zemrën tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In