• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ecja nëpër akull e Lëvizjes Vetëvendosje

by Java News
08/01/2018 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arton Konushevci

Subjekti më i madh opozitar në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, aktualisht po përballet me probleme të brendshme, përçarje e mospajtime.

Nga postet e larta drejtuese, tashmë kanë dhënë dorëheqje personalitete të njohura politike duke përfshirë kryetarin Visar Ymeri, nënkryetarin Dardan Sejdiu dhe anëtarë tjerë të këtij subjekti politik.

Dilemat aktuale janë nëse të ata që dhanë dorëheqje dhe mbështetësit e tyre do të rikthehen në parti apo do të vendosin të themelojnë një fraksion politik të veçantë, jashtë strukturave aktuale. Të dyja opsionet, po konsiderohen të vështira për ecjen më tutje të këtij subjekti politik, i cili viteve të fundit kryesisht ka qenë zëri më i fuqishëm opozitar në Kosovë.

Fatmire Kollçaku, nënkryetarja e vetme aktualisht e Lëvizjes Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se ka disa probleme në parti, por siç tha ajo, ato janë të kaluese.

“Nëse ka mosmarrëveshje ato duhet të diskutohet ballë për balle. Unë mendoj se ka shumë hapësirë që të tejkalohen përmes ofrimit të zgjidhjeve. Si çdo subjekt, që kohë pas kohe ka sfida, sidomos në kohën kur (subjekti politik) rritet shumë, mund të ketë mendime ndryshe, por unë mendoj se megjithatë, përmes bisedës së sinqertë mes bashkë- aktivisteve çdo gjë është e mundur dhe unë janë optimiste në ketë drejtim dhe besoj se gjithnjë ka mundësi që të tejkalohen mosmarrëveshjet dhe të vazhdojmë bashkë”, tha Kollçaku.

Përderisa kryetari i deritashëm i këtij subjekti politik Visar Ymeri kishte arsyetuar dorëheqjen e tij me pamundësinë e ndryshimeve brenda vetëvendosjes për shkak të dallimeve të mëdha, nënkryetarja Kollçaku, beson se nuk ka përçarje, por mospajtime. Ajo ka përjashtuar mundësinë e krijimit të fraksioneve.

“Në këtë moment unë nuk shoh fraksione. Unë ende besoj se janë mosmarrëveshje, por që janë të kalueshme dhe koha do ta tregojë”, tha Kollçaku.

Ndryshe, javën e kaluar, sipas zyrtarëve të Vetëvendosjes në mbledhjen e Kryesisë së këtij subjekti politik është marrë vendim që të gjithë anëtarët që kanë dhënë dorëheqje nga Kryesia, të shqyrtojnë vendimin e tyre për t’u rikthyer.

Deputetja Albulena Haxhiu, në një postim në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar pikërisht rreth zhvillimeve brenda Vetëvendosjes.

“Gjatë kësaj kohe Lëvizja ka kaluar në periudha jo të lehta dhe qytetarët në forma të ndryshme na kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi atë çfarë po ndodhë në Lëvizje. Meqë jemi duke kaluar këtë periudhë jo të lehtë, është e qartë se sfidat nuk rregullohen duke hequr dorë, por duke u angazhuar drejtpërdrejtë e aktivisht”, ka shkruar pos tjerash Haxhiu.

Në anën tjetër, analistët politikë konsiderojnë se problemet e brendshme të cilat e kanë përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje, janë të mëdha dhe se sipas tyre, ato e kanë dëmtuar në masë të madhe këtë subjekt politik.

Analisti Artan Muhaxhiri, vlerëson se procesi i çarjes, siç e quan ai në Lëvizjen Vetëvendosje, ka kaluar në një fazë serioze. Ai thotë se përmirësimi ose kthimi i gjendjes së mëhershme është i pamundur.

“Nga asnjëri tabor nuk ka vullnet për kompromis, sepse të dyja palët këmbëngulin në qasjen e tyre të vazhdimësisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe për fat të keq të Lëvizjes Vetëvendosje, duket se kjo çarje do të thellohet deri në ndarjen përfundimtare”, tha Muhaxhiri.

Në cilëndo formë, thotë Muhaxhiri, Vetëvendosje është dëmtuar dhe ajo do të ketë shumë punë për të përmirësuar imazhin negativ që e ka shfaqur kohëve të fundit.

“Në momentin kur problemet fundamentale dalin në publik, atëherë kjo e ndryshon edhe perceptimin e përgjithshëm, por edhe i zvogëlon mundësitë për përafrim dhe kjo ka ndodhur në Lëvizjen Vetëvendosje.

Të gjitha këto beteja publike kanë një kosto të madhe dhe kjo do të jetë kështu edhe nëse ndahet Vetëvendosje, edhe nëse kthehen të pakënaqurit”, tha ai.

Përplasjet në Vetëvendosje, dolën në sipërfaqe pas publikimit të bisedave private mes disa deputetëve të këtij subjekti politik, ku kishte edhe shprehje fyese në drejtuara ndaj Albin Kurtit.

Nga postet e larta drejtuese të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dhënë dorëheqje ish-sekretari organizativ Dardan Molliqaj, pastaj Aida Dërguti si dhe kryetari i saj, Visar Ymeri dhe nënkryetari Dardan Sejdiu.

Vetëvendosje, tashmë ndodhet në procesin e brendshme zgjedhor. Deri me datën 10 janar është kohë e paraparë për t’u paraqitur kandidaturat e të interesuarve për kryetar të partisë.

Deri me tash, sipas zyrtarëve në Vetëvendosje, është paraqitur vetëm një kandidaturë për kryetarin e ardhshëm, dhe ajo është kandidatura e Albin Kurtit, njërit prej themeluesve kryesorë të këtij subjekti politik.(REL)

Next Post
Shantazh 17-vjeçares për fotot intime, prangoset në Kavajë 35-vjeçari

Rumunia i dërgon video intime shqiptarit por ai i kthehet në makth...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

February 16, 2026
“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

February 16, 2026
Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

February 16, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Stuhi shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e martë

February 16, 2026
Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

February 16, 2026
Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

February 16, 2026
GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

February 16, 2026
Ngjarje e paprecedentë në sistemin e drejtësisë: Kryetari i GJL nuk ftohet në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj

Sadushi: Kur paraburgimi bëhet rregull, liria dobësohet, prezumimi i pafajësisë zbehet dhe shkeljet kushtetuese rriten

February 16, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

February 16, 2026
ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In