Grupi i rokut Eagles of Death Metal kthehet në Paris për herë të parë që nga masakra në lokalin Bataclan, ku mbetën 89 të vdekur.
Grui kalifornian jepte shfaqje në Bataclan më 13 nëntor në mbrëmje, kur katër terroristët filluan të shtinin me automatikë mbi turmën që festonte.
Lokali ka mbetur i mbyllur që atëherë, por anëtarët e grupit kanë bërë të ditur se janë gati të këndojnë përsëri atje kur të rihapet.
Edhe grupi U2 kishte programuar dy koncerte në Paris, më 14 e 15 nëntor, të cilët u anuluan.
Ato janë programuar për sot e nesër në mbrëmje, në AccorHotels Arena dhe lideri i grupit, Bono, ka premtuar se do të jetë shfaqja më e mirë e tyre.
I ftuar do të jetë një grup që mbetet surprizë, por është bërë e ditur se nuk do të jetë Eagles of Death Metal.
U2 e ndihmoi bandën kaliforniane pas masakrës, përfshirë edhe me blerjen e celularëve të rinj, pasi ata që kishin mbetën brenda lokalit. Irlandezët gjithashtu ofruan këshillim dhe avionin e tyre për Eagles.
Në faqen e këtyre të fundit në internet thuhet: “U kthyem në Paris dhe jemi të lumtur që jemi prapë këtu”.












