Një 42-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Molisht të Beratit. Policia bën me dije se i ndjeri po priste dru në mal teksa aksidentalisht një trung peme e ka zënë poshtë. Si pasojë e lëndimeve të marra 42-vjeçari ka ndërruar jetë.
“Sot, rreth orës 13:30, në fshatin Molisht, dyshohet se aksidentalisht një trung peme ka zënë poshtë shtetasin S. M., 42 vjeç, i cili kishte shkuar në malin e këtij fshati, për të prerë dru, për përdorim në banesë”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/e.d