Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Pazarit të Korcës, ku vinçi i një pallati në ndërtim ka zënë poshtë një punëtor gjatë orarit të punës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 112:15 në hyrje të pazarit në një godinë që po ndërtohet.
Sipas mediave informative, punëtori i aksidentuar 30-vjeçari Elvis Josifi, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /e.s/











