Një minator 45-vjecar, është viktima e radhës në minierat shqiptare. Shaban Grica sipas policisë ka ndërruar jetë pasditen e sotme pasi e ka zënë poshtë një masiv gurësh në minierën e Martaneshit në Bulqizë.
Policia dhe inspektoriati i punës janë nisur në vendngjarje dhe kanë filluar punën për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit.