• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E zbulon specialistja e ISHP/ Hiqet nga protokolli mbajtja e dorezave në bare e restorante, ja rastet e vetme kur duhen mbajtur

by Ardit Rada
18/07/2020 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa vendi ynë po përballet me shifra ende të larta të rasteve me koronavirus, specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini theksoi se ky virus është bërë agresiv dhe ka zgjeruar fashën e moshave që prek.

Virusi tashmë ka tendencë të prek moshat e reja, edhe në këtë kohë kur temperaturat janë të larta

Po ashtu ajo saktësoi edhe disa paqartësi të shumë bizneseve, si bare, lokale apo dhe restorante, supermarkete, sa i takon mbajtjes së dorezave. Sipas saj, Komiteti Teknik ka vendosur që të heqë nga protokolli mbajtjen e dorezave. Ajo theksoi se askush nuk mund të gjobitet për këto raste.

“Aktualisht ne kemi hasur këtë javë me një trend të lartë të infeksionit të COVID. Duke nisur nga 24 orëshi i kësaj jave që shkuan në 107 raste të gjurmuara. Ky gjurmim ka sjellë që të evidentohen raste simptomatik, asimptomatik. Janë envidentuar dhe raste që kanë qenë kontakte, pra bëhet fjalë për transmetim komunitar. Një pjesë e rasteve janë asimptomatik. Zgjerimi i fashës së orarit tregon se ka transmetueshmëri 2.5-3 % dhe agresivitet më të lartë.

Komiteti i Eksperteve vendosi që maska të behej e detyrueshme, në çdo ambient të mbyllur. Pavarësisht se deri diku në institucione publike sipërfaqja të lejon të kesh distancë. Por kjo distancë edhe mund të zvogëlohet në disa raste. Ndaj është bërë e detyrueshme. Nëse nuk mbahet dhe evidentohet se nuk është mbajtur, ligji në fuqi ka vendosur një gjobë që është në vlerën e 2 mijë lekë të rejave.
Duhet të bëhet një saktësim për mbajtjen e dorezave. Disa teori, jo të saktësuara sa i përket disa rekomandimeve, janë rrëzuar. Në disa studime të fundit dhe në rekomandimet e OBSH, kanë hedhur poshtë mbajtjen e dorezave, përjashto personelin mjekësor. Ndërkohë pjesa tjetër e popullatës, nuk duhet. Komiteti Teknik e ka përjashtuar nga protokolli mbajtjen e dorezave.

Heqjen nga përdorimi të vendosjes së dorezave, vetëm në rastet kur kemi përdorim në gastronomi, apo dhe nëpër kuzhina. Përdorimi i dorezave në bare dhe restorante është hequr nga komiteti. Maska është e detyrueshme që të mbahet në ambientet e brendshme. Ndërkohë ambientet e mbyllura, në institucione, në fasoneri, apo dyqane, është e detyrueshme. Në lokalet e natës, jo të gjithë pjesëtarët e tavolinës, nuk janë anëtarë të një familje. Maska është bërë një element i higjienës, por domosdoshmëri me detyrim. Edhe në club-et e natës, duhet detyrimisht përdorimi i maskës. Dalë nga dalë ne jemi në ditët ku po hyjmë në këtë zbatim, ku askund s’do të lejohet pa maskë në ambientet e brendshme.”, tha ajo.

/e.rr

Next Post
Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Llogara, 53-vjeçarit nga Dukati i sekuestrohen drogë dhe para

Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Llogara, 53-vjeçarit nga Dukati i sekuestrohen drogë dhe para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In