Shtrimi i Michael Schumacher në spitalin e Parisit për t’iu nënshtruar një terapie me bazë qelizat staminale ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik mbi shëndetin e legjendës së Formula 1.
Familja e ish-pilotit gjermam vazhdon të jetë shumë e kujdesshme në ruajtjen e privatësisë që nga viti 2013, kur Michael pësoi aksidentin
Gazeta franceze, Le Parisien, raporton se Michael Schumacherit i është kthyer vetëdija, pasi e nisi një trajtim të veçantë në një spital në Paris, të hënën.
Shtatë-herë kampioni i Formula 1 u pranua në spitalin Georgres-Pompiduo nën masa të larta sigurimi, për një transfuzion të qelizave burimore të cilat ndikojnë në zvogëlimin e pezmatimeve.
Gazeta shton se gjermani 50-vjeçar i cili vuajti nga një lëndim pothuajse fatal në tru në vitin 2013, gjatë një aksident skijimi në Alpet Franceze pritej të largohej nga spitali sot.
Një infermiere tha për Le Parisien: “Po, ai është nën shërbimin tim… dhe unë mund të ju siguroj se është me vetëdije”.
Pas aksidentit, gjendja e Schumacherit u stabilizua pasi ai u vendos në një komë të induktuar nga ilaçet, nga e cila ishte zgjuar më vonë.
Që nga shatori i vitit 2014, ai ka qenë duke marrë kujdes të veçantë nga një specialist në shtëpinë e tij në Laussanne të Zvicrës./javanews
g.kosovari











