Anëtarja e Komitetit Teknik për parandalimin e pandimisë në vendit tonë Gjeorgjina Kuli tha sot se nisur nga rastet në rritje me Covid-18, kemi vendosur që maska të mbahet me detyrim nga qytetarët.
Shefja e pediatrisë në Spitalin Infektiv Gjeorgjina Kuli, e sheh këtë vendim si një mënyrë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
Gjeorgjina Kuli tha në emisionin Repolitix, se ky vendim do të behet bëhet shumë shpejt i zbatueshëm, ndërsa shtoi se nuk pritet të ketë ulje të rasteve.
“Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejtë. Kurba është e lartë por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve”, tha anëtarja e Komitetit teknik.
/e.rr











