• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E vranë dhe i hodhën trupin në rezervuar, flet babai i 26-vjeçarit: Si u njoh djali me vajzën që u bë “mollë sherri”

by A R
21/06/2022 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Martin Çeço 26 vjeç u mbyt me litar dhe trupi i tij u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit. Tre persona janë arrestuar për këtë ngjarje, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Bleti Angjo, të cilët u lanë në arrest me burg nga Gjykata e Korçës një ditë më parë. Shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një vajzë, e cila mesa duket ka qenë e lidhur me një prej autorëve të dyshuar, Valter Mollajn. Kjo është pista ku po heton policia.

Por si ka nisur historia e njohjes me këtë vajzë? Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka udhëtuar drejt fshatit Kolanec dhe është takuar me babain e Martinit. Në një intervistë, i ati ka treguar momentet e para se si djali i tij u njoh me vajzën në fjalë.

Ajo punon në një byrektore në qytetin e Korçës dhe aty djali i tij e ka parë për herë të parë kur ka qenë me një shokun e tij nga fshati Kolanec.

Nevzat Çeço: Qante 4-5 ditë. Po pse qan? Unë nuk do t’i shkruaj më, kjo më shkruan vjersha. I bënte për të vrarë.

Spartak Koka: Si për të vrarë?

Nevzat Çeço: Dilnin ato varret…

Spartak Koka: Kush është kjo vajza? Si e ka emrin?

Nevzat Çeço: Tina Pajollari.

Spartak Koka: Si e ka njohur djali këtë vajzë?

Nevzat Çeço: Hëngri byrekë në Korçë (Vajza punonte në byrektore). Edhe i tha atij të fshatit që unë e pëlqej këtë çupën. Mua më pëlqeu tha. Shkuan në Goskovë. Aty jetonte babai i saj. Këtë e gjetën jashtë. I thanë të atit. Ky fshatari jonë i thotë që pëlqeu çupën tënde. Shumë mirë tha i ati, s’ka ndonjë. Po unë çupën e kam me shkollë tha, ajo po të dojë vetë mirë. Po unë çupën time nuk e jap në Kolanec, tha, po deshi ajo le ta marri. Vajti djali një ditë pastaj atje. Ajo ia preu. Nuk do marr gjë i tha. Ik, i tha, po s’ke për të marrë gjë. Uli kokën djali, iku me turp.

Një ditë isha me djalin unë (te dyqani i byrektores), mirëpo djali nuk hyri. Kjo më erdhi mua dhe më tha xhaxhi çfarë do. Unë mbeta, më vinte të qaja sikur e kisha evlatin tim. Erdhi solli byreçkën ajo, Martini ishte përjashta. Kjo i tha pronarit, ik shikoje e ka djalin jashtë. Doli jashtë, e pa djalin. Djalin e ke këtu, më tha ky pronari. Do marrim ca gjëra, i thashë unë, edhe pastaj do ikim. Edhe vajti se çfarë i tha kësaj në banak. Kontaktet i mbajti fshehurazi djalit. Kjo hapte Instagrame të tjera, të fshehta. Këtij tani i vinte inat, qante pse s’pranon të lidhet.

/a.r

Next Post
Zjarri në pallatin në Astir/ Flasin banorët: Dëgjuam shpërthim, dolëm duke u rënë dyerve të njëri-tjetrit

Zjarri në pallatin në Astir/ Flasin banorët: Dëgjuam shpërthim, dolëm duke u rënë dyerve të njëri-tjetrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Nis në GJKKO seanca ndaj Veliajt dhe të pandehurve të tjerë

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In