• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E vetmja shpresë për zbardhjen e atentatit në Milot/ Dërgohen për ekzaminim pamjet filmike. Ylli Brahimi pritet të merret në pyetje

by Java News
26/07/2022 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pamjet filmike të kamera të sigurisë në zonë, janë e vetmja shpresë për hetuesit që mund të ndihmojë në zbardhjen e atentatit të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi. DVR e kamerave të sigurisë në banesën e Brahimit është dërguar për ekzaminim të specializuar në Tiranë, pasi mendohet se këto kamera e kanë filmuar sulmin me armë, por nuk janë arritur të hapen nga hetuesit.

Po ashtu janë administruar disa orë filmime të kamera të bizneseve përgjatë Bulervardit të Milotit dhe akseve rrugore nga ku mendohet se kanë ardhur dhe më pas larguar autoret e ngjarjes. Pamjet filmike po analizohen me kujdes nga ana e grupit hetimor me qëllim krijimin e një imazhi të autorëve të kësaj ngjarje. Hetimet në lidhje me këtë ngjarje po drejtohen nga Prokuroria e Kurbinit, në bashkëpunim të ngushtë me departamentin kriminal në Policinë e Shtetit dhe Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë. Hetuesit kanë dyshime të forta se për realizimin e këtij atentati janë angazhuar dhe persona të tjerë, në rolin e informatorëve.

Më shumë se një person mendohet të ketë survejuar lëvizjet e Ylli Brahimit dhe Klisman Preçit, gjatë gjithë ditës së premte duke dhënë informacion tek atentatorëve të cilët 10 minuta para ngjarjes kishin ndaluar makinën në rrugicën e pallatit ku jetonin shënjestrat e tyre dhe sapo makina e blinduar është afruar kanë qëlluar me breshëri plumbash me dy armë.

Ndërkohë hetuesit nuk kanë mundur ende të sigurojnë dëshminë e Ylli Brahimit, i cili mbeti i plagosur dhe po merr trajtim në Spitalin e Traumës. Sipas burimeve nga bluzat e bardha, ai vijon të jetë në gjendje jo të stabilizuar shëndetësore. Ylli Brahimi 46-vjeç dhe Klisman Preçi 27-vjeç që të dy banues në Milot u sulmuan me armë zjarri mbrëmjen e së premtes, teksa po hynin me automjetin e tyre të blinduar tek pallati ku ata jetonin. Hetimet në lidhje me ngjarjen janë përqendruar tek e shkuara e dy personave brenda dhe jashtë vendit, ndërsa ishin sulmuar dhe me parë me armë zjarri, por atentatet kishin dështuar.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Nga seksi në varreza deri tek masakra. Si u vra 21-vjeçari nga ‘binjakët’ e Demçes

FOTO/ Nga seksi në varreza deri tek masakra. Si u vra 21-vjeçari nga 'binjakët' e Demçes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In