• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“E vetmja mënyrë për të shkatërruar Hamasin”, Izraeli bombardon Rafahun

by A R
24/05/2024 12:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Izraeli nuk ka zgjidhje tjetër veçse të shkatërrojë Hamasin”. Kështu është shprehur zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari. Në një deklaratë për mediat, Hagari thekson se, për Izraelin sulmi total ndaj Rafahut është e vetmja mënyrë për të eliminuar organizatën militante të Hamasit, të cilët sipas izraelitëve besohet se janë strehuar nëpër tunelet e Gazës Jugore.

“Hamasi është në Rafah, Hamasi ka mbajtur pengjet tona në Rafah, kjo është arsyeja pse forcat tona po manovrojnë në Rafah. Ne po e bëjmë këtë në një mënyrë të saktë. Ne po mbrojmë civilët e Gazës në Rafah nga të qenit një shtresë mbrojtjeje për Hamasin, duke i inkurajuar ata që të evakuohen përkohësisht në zonat humanitare. Deri më tani kemi eliminuar dhjetëra terroristë të Hamasit, kemi ekspozuar dhjetëra tunele terroriste dhe kemi shkatërruar infrastrukturën e tyre”.

Qyteti i Rafah është kthyer në një vend luftimi, ku vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 60 palestinezë. OKB flet për civilë të vrarë. Bombardimet izraelite janë ajrore dhe tokësore dhe aksionet janë të përhapura në të gjithë Rripin e Gazës.

Banorët shprehen të tronditur se tanket izraelite kanë përparuar në juglindje të Rafahut, janë afruan drejt distriktit perëndimor të qytetit dhe vazhdojnë të operojnë në tre periferi lindore të qytetit të Rafahut.

Përpjekje për ndalim të sulmeve në Rafah po bën edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e OKB. Me kërkesë të Afrikës së Jugut, gjyqtarët në Gjykatën e Lartë do të vendosin për të urdhëruar Izraelin të ndalojë ofensivën e tij në Rafah dhe të tërhiqet nga Gaza, kërkesë e cila ka pak gjasa që të realizohet.

Sakaq Shtetet e Bashkuara kanë dërguar me një mision në Europë, drejtorin e CIA-s, William Burns, për të bërë të mundur rifillimin e bisedimeve për një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit, që do të ndalonte luftën  në Gaza, citon CNN. Burns ka vepruar si një bashkëbisedues kyç për SHBA-në në bisedimet midis Izraelit, Hamasit, Egjiptit dhe Katarit, por ato bisedime kanë rezultuar të dështuara.

/a.r

Next Post
Masakra me 144 të vdekur, Moska e pranon për herë të parë: Përgjegjësi e ISIS

Masakra me 144 të vdekur, Moska e pranon për herë të parë: Përgjegjësi e ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

Një vit nga vrasja e shqiptares Ilaria Sula në Itali, prindërit: Duam drejtësi, s’do i falim kurrë! Ata shkelën gjakun e fëmijës sonë

March 16, 2026
Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

Polonia drejt largimit nga BE? Kryeministri Tusk paralajmëron zhvillime të bujshme

March 16, 2026
Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

Irani kërcënon Rumaninë: Do të përballeni me pasoja nëse bazat tuaja përdoren për sulme kundër nesh

March 16, 2026
“Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar”, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Rrezik për gjithë Ballkanin

“Raketat kineze të Serbisë janë për të sulmuar”, ministri i Mbrojtjes së Kosovës: Rrezik për gjithë Ballkanin

March 16, 2026
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

March 16, 2026
“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

“Mojtaba Khamenei në gjendje të rëndë për jetën”, mediat nxjerrin detaje të reja: Po mbahet gjallë me aparatura mjekësore

March 16, 2026
Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

Lajme të mira! Këto shenja të horoskopit do të shohin përmirësim në marrëdhëniet e tyre

March 16, 2026
Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

Mediu: Rama po hesht për armatosjen e Serbisë, po përcakton me Vuçiçin të ardhmen e shqiptarëve në BE

March 16, 2026
Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani sulmon me dronë portet e naftës dhe aeroportet e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 16, 2026
Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

Partia Demokratike zgjedh më 23 maj kryetarin e saj, më 6 qershor Kuvendi Kombëtar

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In