• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

E vërteta për shpërthimin në Ambasadën Sovjetike

by Java News
31/08/2015 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Maksim Konomi

Lexova një shkrim lidhur me një fjalë të mbajtur nga Agron Tufa. Aty përmendej edhe emri i babait tim, Manol Konomi, për ngjarjen e bombës në ambasadën sovjetike. Është gjithçka e pavërtetë dhe denigruese. Ngjarja, me pak fjalë, është zhvilluar kështu sipas kujtimeve të tim ati: Pak ditë para mbledhjes së Plenumit të ashtuquajtur të Tuk Jakovës, Manol Konomit dhe Teodor Hebës, i ka shkuar në zyrë babait tim Kadri Hazbiu (në atë kohë zëvendësministër i brendshëm) dhe i ka kërkuar të firmosë një dekret për pushkatime pa gjyq në raste “të veçanta”, i huazuar nga arkivat e KGB në BRSS e periudhës më të errët staliniane.

Babai ka refuzuar kategorikisht të firmosë. K. Hazbiu u largua pa thënë asnjë fjalë. Mbledhja e KQ që u përmend në artikull, ndër të tjera do të shqyrtonte edhe punën e Ministrisë së Drejtësisë, që kritikohej për oportunizëm të theksuar. Gjatë mbledhjes hyn me vrull Mehmet Shehu dhe pak a shumë thotë: Në ambasadën sovjetike është hedhur një bombë, por Manol Konomi nuk do që të pushkatohen 40 vetë. Im atë është ngritur dhe i është përgjigjur në mes të heshtjes së përgjithshme që “Nuk është puna për 40 ose për 100 veta, çështja është të zbulohen dhe të dënohen fajtorët”.

Mehmet Shehu u tërbua me përgjigjen, e cilësoi Manolin dezertor e kapitulant dhe tha që këto qëndrime i kam dënuar me vdekje gjatë luftës. Gjithashtu Enver Hoxha e mbylli Plenumin duke thënë që “Manol Konomi është trembur përpara presionit të borgjezisë dhe ka kërkuar dorëheqje disa herë” (Dorëheqjen im atë e ka kërkuar vërtet mbas letrave jo të pakta që i vinin nga populli për ekzekutimet e internimet arbitrare të pushtetit).

Pas kësaj atë e përjashtuan nga KQ, e shkarkuan si ministër të drejtësisë, dhe pak më vonë e përjashtuan nga partia me motivacionin “kapitulant, i frikësuar nga presioni i borgjezisë, reaksionit, armikut të klasës, etj.” Këto njihen botërisht dhe janë qartësisht e kundërta në thelb e interpretimit të autorit të mësipërm për shkakun e dorëheqjes.

Nuk e kuptoj si mund të deformohen të vërtetat në këtë mënyrë (dhe nuk është hera e parë) dhe të hidhet baltë padrejtësisht edhe mbi ato fare pak akte dinjitoze dhe të moralshme të një të kaluare shumë të errët e cila në një farë mënyrë përpiqet të mbijetojë qoftë dhe me të tilla baltosje. Mendoj se vendi ynë qoftë edhe sot ka më tepër nevojë për shembuj të tillë sesa për scoop­et e përditshme që trullosin opinionin publik. Këtu mbaron historia e babait tim në lidhje me këtë ngjarje.

Gjithçka më tej është vepër e Ministrisë së Brendshme. Shifrat 22 të vrarë, dhe numrin e të arrestuarve, ai, si të gjithë të tjerët, i ka mësuar pas vendosjes së demokracisë. Këto nuk e cënojnë aspak Manol Konomin, jetën, punën, kontributin e tij në shërbim të vendit, përkundrazi. Vlerësimin ai e ka patur të gjithanshëm e kurdoherë, heshtazi edhe në periudhën e diktaturës, por nga njerëz të ndershëm dhe seriozë.

Next Post

FOTOT/ E bukura dhe bisha, luftanija britanike e së ardhmes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In