Deputeti Ben Blushi tregoi një histori prekëse dje në Kuvend, se si një i moshuar kishte humbur jetën në stërmundimin e tij pas mungesës së gjatë të energjisë elektrike në pallat.
Pas insistimeve me deputetin për të mësuar vendin dhe identitetin e të moshuarit, Report TV gjeti pallatin ku jetonte i moshuari me emër Viktor Vokopola.
Por me të mbërritur në vendngjarje, që në fillim, konstatuam se rrethanat ishin disi ndryshe nga sa u denoncuan nga politikani Blushi në Parlament.
Sipas fqinjëve dhe burimeve zyrtare nga QSUT, mësojmë pasaktësinë e parë: i moshuari Viktor Vokopola ishte 84 vjeç e jo 75 sa u tha dhe kishte humbur jetën dy javë pas ngjarjes së vërtetë të ngjitjes së shkallëve deri në katin e tetë, ku ashensoi nuk punonte sepse nuk kishte energji elektrike.
84-vjeçari kishte kaluar 5 infarkte ne tre muajt e fundit. Pikërisht Turi Bardhi, administrator i pallatit ku jetonte i moshuari tregon për Report TV se ngjarja e treguar nga Blushi ka ndodhur dy javë para largimit nga jeta e të moshuarit.
I pyetur nga Report TV administratori kujton me saktësi ditën kur kanë ikur dritat në këtë zonë. Sipas tij, i moshuari, qëndroi për disa orë ulur te nje kafe poshtë pallatit për shkak të mosfuksioniomit të ashensorit dhe ka pritur nipin e tij për t’u ngjitur në katin e tetë ku jetonte. Të nesërmen pas ngjitjes së shkallëve, ai pësoi parainafkt dhe shkoi në spital ku ka qëndruar tri ditë, për t’u kthyer pas kontrolleve e kurimit në shtëpinë e tij.
Një jave qëndrimi në banesë, pas ngjarjes së papëlqyer të shkallëve, më datë 8 dhjetor, i moshuari Viktor Vokopola ka pësuar NJE TJETER atak kardiak, duke ndërruar jetë. Nga QSUT bëhet me dije se vdekja është cilësuar nga shkaqe natyrale, pasi ai kishte kohë që vuante nga zemra dhe sëmundje të tjera, ndërsa vetëm në tre muajt e fundit ka kaluar 5 infrakte.
Përpara vdekjes të gjithë si qytetarë dhe gazetarë kanë për detyrë të kenë respekt, për viktimën dhe familjarët e tij. Por ky respekt është një detyrim që ka të bëjë edhe me politikanët, para se të përdorin në parlament një tragjedi private për spekullime politike, politikanët para se gjithash kanë detyrën të kontrollojnë që historia që tregojnë të jetë e vërtetë.
shqiptarja.com/d.i.