• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vërteta mbi “braktisjen në azil” e Nderit të Kombit, Tinka Kurti!

by A R
07/04/2025 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Orët e fundit, ka shpërthyer një “ndjeshmëri” e lartë për Nderin e Kombit, aktoren unikale, shkodranen Tinka Kurti. Shumë vetë po i qajnë hallin se “aktorja shumë e dashur për publikun, Tinka Kurti po i kalon vitet e saj në një shtëpi të moshuarish në Tiranë.”. Kjo “ndjeshmëri” lindi, pasi në puntatën e një nate më parë të “Big Brother”, Tinka Kurti u shfaq në ekran duke dhënë një mesazh për aktorin pjesëmarrës në show Laert Vasili, ndërsa rrëfeu se tashmë jetonte në një azil.

“Kam pasur shumë probleme. Kam pasur fatin tjetër që erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, që është një mrekulli, por për mua ishte një tragjedi. Doja që të ikja sa më parë, por tani nuk them se dua të ik sepse ka njerëz të mrekullueshëm. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm dhe ambient shumë të bukur. Më vjen shumë mirë kur iu kushtoheni shumë artistave, sepse jemi të numëruar në jetë tani. Ja na iku Margarita. Na la një dhimbje të madhe. Për mua ka qenë tronditje e madhe, sepse unë kam fituar nga ajo. Ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kemi frymën e fundit”, tha ajo.

Në fakt, e vërteta nuk është kështu. Tinka Kurti nuk është braktisur nga familjarët apo të afërmit e saj, nga Shkodra e deri në Kanada. Dhjetra dyer familjarësh e të afërmish të saj, janë të hapura katërkapakësh, bashkë me zemrat. Ka qenë një zgjedhje e kahershme e Zonjës së madhe të artit shqiptar dhe Tinka, e ka thënë edhe publikisht, për ata që kanë veshë për ta dëgjuar.

E ka deklaruar edhe pas kthimit nga Kanadaja në një rast, kur ajo vizitoi dhe qëndroi disa kohë në familjen e djalit të saj të vetëm, Zef Kurti, i cili u nda nga jeta në fillim të vitit 2018. Do të ishte mirë që, media tradicionale apo media online, të pyesin para së shkrujanë, duke rënduar pa të drejtë, edhe familjarë apo të afërm të saj nga Shkodra deri në Kanada. Ata që janë të vëmendshëm dhe kanë kujtesë, mund të kujtojnë se Tinka e madhe, ka refuzuar ceremoni, festa apo edhe tituj, edhe në skenën e teatrit “Migjeni”, ku gjurmët e saj janë e do të jenë të pashlyeshme. Edhe shteti, për hir të realitetit, për këtë aktore unikale, ka bërë maksimumin e mundshëm për ta mbështetur, me të gjitha hapësirat.

Pavarësisht zgjedhjes së saj për vitet e pleqërisë, Tinka Kurti vazhdon të kujtohet e vizitohet nga mjaft miq e mikesha edhe aty ku ka zgjedhur të jetojë, sigurisht, edhe nga familjarë, të afërm të familjes Kurti e përtej, nga Shkodra deri në Kanada. Sepse ata që e njohin mirë, nga afër dhe prej vitesh, e dinë se sa e vështirë deri në pamundësi, ti imponohet një zgjedhje jashtë dëshire Tinkës.

Për vetë moshën, mbase edhe zgjedhjet e saj, hera e fundit që Tinka Kurti u shfaq në publik ishte më 3 prill për homazhet në nder të aktores së madhe Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare. Karriera prej 60 dekadash e Tinkës përfshin më shumë se 50 filma artistikë dhe 150 shfaqje teatrore, duke e bërë ikonë të skenës dhe ekranit. Kjo dalje, mesa duket nxiti edhe reagimet aspak të denja të shumëkujt, në mungesë të informacionit, me apo pa dashje, mbase edhe për të marrë disa klikime më shumë. Megjithatë, jetë të gjatë Tinkës tonë kombëtare! /ShkodraWeb/

Next Post
Aldo i shprehu ndjenjat Danjës, reagon i dashuri i banores: Jam krenar për të

Aldo i shprehu ndjenjat Danjës, reagon i dashuri i banores: Jam krenar për të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

February 14, 2026
Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

February 14, 2026
Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

February 14, 2026
Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

February 14, 2026
“Do marrin 5 dhe 10 mijë lekë”/ Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, Eurostat: Mosha mesatare arriti në 44.3 vjeç në 2025

February 14, 2026
“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

February 14, 2026
Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

February 14, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Universitetet në alarm: 40% e të diplomuarve punojnë jashtë profilit

February 14, 2026
Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In