Në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 është diskutuar për debatin lidhur me shifrat e vdekjeve nga COVID-19.
Por Fuga thotë se për vitet 2017, 2018, 2018 INSTAT nxjerr shifra të tjera vdekjes ndryshe nga Gjendja Civile.
BLEDAR DORACAJ: Që nga data 10 mars, dita kur u shpall emergjenca e koronavirusit, zyrat e Gjendjes Civile janë mbyllur.
Volumi i punës ka qenë i madh. Shërbimet prej 10 prillit kur u kthyem në front- office janë të limituara.
Ofrojmë ç’regjistrimin e vdekjeve dhe regjistrimin e lindjeve. Por në një moment të dytë do të ofrojmë të gjitha shërbimet.
Kuptohet mungesa e komunikimit të subjekteve private me institucionet është bërë më pas nga online me një ngarkesë më të madhe. Ka 386 zyra në gjithë Republikës po ashtu dhe postet e reja të punës në maternitete.Fshehje të shifrave?
Shërbimi kombëtar i Gjendjes Civile funksionon në bazë të ligjit dhe kemi një komunikm të përditshëm me të gjithë strukturat.
Ne kemi zyra në të gjitha Bashkitë dhe njësitë administratike, funksionojmë dhe si zyra aktive afër Prefektit apo Nën/ Prefektit.
Debati për listat e zgjedhësve ka mbaruar. Prej 2010 shërbimi është online dhe listat nuk bëhen me laps dhe bllok por online gjenerohen. Po bëj vitin e 6-të dhe nuk kam ankesa nga vëzhgues të jashtëm apo vendas.
ARTAN FUGA: Dua të shpreh mirëkuptimin dhe respektin duke siguruar që kjo s’ka të bëjë as me ndershmërinë e të punonjësve. Sot në botë statistikat nuk janë akti i fundit i ngjarjeve të ndodhura. Martesave, vdekjeve, lindjeve. Kanë kuptim proaktiv. Nga trajtimi i agreguar, arrihet që jo vetëm të regjistrohen proceset sociale, të njihen ato. Kam 2 shqetësime për statistikat, e para që këto statistika janë shumë globale dhe në rastin tonë unë jam i bindur që gjendja civile ka numrin e vdekjeve në muaj a në vit. Ministria e Shëndetësisë ka të dhëna për shkaqe të vdekjes. Mundet që spitalet të kenë të tjera. Kur unë dua të di që këto vdekje që jep këtu Gjendja Civile si janë shpërndarë sipas diagnozave dhe shkaqeve unë nuk e gjej dot. Nuk ka agregim.
Do të kishim hartën e vdekjeve sipas muajeve të cilat në të dhënat dixhitale na jep shpërndarjen e vdekjeve. Si shpjegohet që numri i vdekjeve për 2017 që relatohet nga Gjendja Civile del ndyshe nga INSTAT. Po ashtu të 2018. Po dhe për 2019.
Diferencat janë 508, 103, 165 vdekje.