E moshuara, e cila u shfaq në një video duke pretenduar se punonjesit e policisë bashkiake i rrëzuan karrocën, sot ka rrëfyer të vërtetën, e cila është krejt ndryshe nga ç’u paraqit ne disa portale.
Në një intervistë për Fax News, e moshuara pohoi se karrocën e saj me produkte e ka përmbysur vetë me qellim, për të kundërshtuar efektivët e Policisë Bashkiake.
“Unë i thashë karrocën jo. Gjallë karrocën s’jua jap. Un ni t’mor karrocën, n’i ta tërhek dhe e ktheva midis xhades.
Unë jetoj në Fushë-Krujë, por shes në Tiranë”, shprehet e moshuara për Fax news.