• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vërteta e madhe e Shqipërisë dhe 15 dollarë e 54 cent në ditën e fundit të Faik Konicës!

by Alba Malltezi
06/08/2023 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Sekretarja besnike e Faik Konicës, Charlotte Graham, pas vdekjes së shpejtë dhe të papritur të shqiptarit të mirënjohur, në mëngjesin e ftohtë të 15 dhjetorit 1942, në apartamentin e vogël ku Faik Konica jetonte me qira në Uashington, do t’i thonte kështu doktor Robert Odenit, kur ai e pyeti nëse Konica kishte familjarë dhe të ardhura si garanci për funeralin e tij: “Faiku kishte 15 dollarë dhe 54 cent në apartamentin e tij…”

Nëse lexojmë për Faik Konicën, si në librin e çmuar të Ilir Ikonomit, si dhe në të tjera biografi apo dëshmi të shkruara për shqiptarin më të famshëm të kohëve në SHBA, do të lexojmë një jetë plot kontradikta dhe konflikte publike, personale, si me Fan Nolin, sidomos me Kostë Çekrezin, aludime dhe flirtime me fashistët e Musolinit, marrëdhënie kontradiktore me Ahmet Zogun, letra anonime sulmuese mes bashkëatdhetarësh që bëjnë zhurmë në krahasim me thelbin: Një jetë në shërbim të çështjes shqiptare, të rimëkëmbjes së Shqipërisë.

Në bërthamën e të vërtetës së madhe, Konica ishte shqiptari i mrekullueshëm, i ditur, elegant, ndërtues i Shqipërisë së re, pronar i 3000 librave (sot të zhdukur), dhe 15 dollarë e 54 centëve. Kjo është e vërteta e madhe e tij.

E vërteta e tij përkon pikë për pikë me atë të Shqipërisë, e cila sot, po shpalos para vetë shqiptarëve, por edhe të huajve, bukuritë më të thella të saj: ujët e kulluar që nxjerr nga thellësia, malet si kurorë mbretërore, detet e një freskie e pastërtie transparente, lumenj e liqene të një thellësie dhe ngjyrash marramendëse. Kjo është e vërteta thelbësore e Shqipërisë, e cila bëhet gjithnjë e më e dukshme, sa herë që bijtë e saj e ulin polemikën, sherrin, goditjet e padrejta reciproke, që do t’i marrë era. E gjitha sa mbetet dhe do të mbetet kur flasim për Shqipërinë, është dhe do të jetë bukuria prekëse dhe mikpritja e shqiptarëve të thjeshtë, një tjetër bukuri kjo e rrallë, e ngrohtë, e vërtetë.

Të shkosh në thelbin e të vërtetës së njerëzve, por edhe të vendeve, nuk është përherë e lehtë. Zakonisht e tashmja i vesh të gjithë me tymnaja të panevojshme, me cmira e vogëlsira të tjera të veseve njerëzore. Eshtë e vërtetë që disa elita të plastifikuara, pasurigrumbulluese e zhurmëbërëse bëhen me zor protagonistë të së tashmes. E megjithatë, ka momente, si në këto vite në Shqipëri, kur qielli qartësohet dhe kush dëshiron, kush ka vullnet,  mund të shohë qartë dhe mirë të vërtetën e madhe: Shqipëria dhe shqiptarët janë përmirësuar!

Nuk duhet pritur si me të madhin Konica, pasvdekjen e tij, që të mësojmë se shumë njerëz përreth, vetë vendi ynë, është i një bukurie të rrallë, i një korrektësie mbresëlënëse, i një ringjalljeje epokale. Pyetja është e thjeshtë: Kush nga ne dëshiron të jetë dëshmitar i kësaj të vërtete të madhe?

 

Next Post
Kim Jong Un shfaqet në foto duke qëlluar me armë

Kim Jong Un shfaqet në foto duke qëlluar me armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

March 14, 2026
Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

March 14, 2026
E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

March 14, 2026
Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

March 14, 2026
Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

March 14, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

March 14, 2026
“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

“Poshtë komunizmi”/ “Plasin” protestat në Kubë, digjet dega lokale e Partisë Komuniste

March 14, 2026
Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

Nga protesta, Kuvendi Kombëtar dhe ndryshimet në statut/ PD mbledh Kryesinë, ja kur do të mbahet

March 14, 2026
“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

“SHBA duhet të tërhiqet nga Irani”, këshilltari amerikan i bën thirrje Trump

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In