• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E vërteta e hasmërisë së “Njeriut me top”, që Agolli e shndërroi në art

by A R
21/02/2017 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ai, Dritëro Agolli, poeti, shkrimtari, njeriu, e donte Dibrën dhe dibranët. Sa herë jam takuar me Të, në mjedise të ndryshme në Tiranë dhe në Athinë, në shtëpinë e Tij gjithnjë derëhapur për të gjithë, fjalën e ka përcjellë në Dibër duke kujtuar me dëshirë njerëz dhe vende, duke i përmendur me emër e mbiemër. Dritëro Agolli fizikisht nuk është më por shpirtërisht është midis atyre njerëzve që e deshën dhe i deshi. Nga bisedat që kam bërë në shtëpinë e tij, nga fotografitë, disa me vlerë artistike që këto ditë më janë marrë nga interneti pa cilësim autori, po përcjell njërën, atë që është e lidhur me një ngjarje të vërtetë në kohë lufte në Luzni, hasmërinë midis dy fiseve në fshatrat përballë njeri tjetrit Arap i Poshtëm dhe Lishan i Poshtëm, ngjarje që Dritëro Agolli e shndërroi në art për ta bërë të njohur në rang kombëtar…

* * *

Atë ditë, e premte 9 prill 2010, trokita në portën e “Kullës Agolli” pa e njoftuar më parë e pa lënë takim. Një ngatërresë në numrin telefonik, e zakonshme për ne ikanakët të mësuar me numra me pesë shifra të Tiranës, më detyroi ti bije ziles, ndoshta sa për t’i dhënë Sadijes në këmbë dy librat e mi të fundit, njeri prej të cilëve, “Rilindësit e kohës sonë – 2” ishte i pagëzuar nga shkrimtari ynë i madh.

Zëri i Sadijes, si zëri i grave burrnesha të kullave të moçme shqiptare, më ftoi menjëherë tu ngjitem shkallëve e të hyj në derën gjithnjë të hapur të familjes Agolli…

Ulur në të njëjtin kolltuk, si një lis i moçëm me rrënjë të thella, Dritëro Agolli…

Përqafohemi, shkëmbejmë buzëqeshjet e zemrës, flasim për shëndetin, ngremë rakinë e sapo shërbyer, gjerbim kafenë e Sadijes…

I ve përpara librat “Shkolla shqiptare e Athinës-Rilindësit e kohës sonë-2” dhe “Po Dibrës! Jo Skavicës”…

Kuvendojmë…

* * *

A. Ashiku: Me Skavicën mbytet e gjithë fusha e Dibrës, i them ndërsa ai shfleton librin, mbytet e gjithë historia e Dibrës, histori që është e lidhur me Skënderbeun por edhe me ngjarje të tjera të mëdha. Por mbytet edhe “varri” i Mato Grudës, atje tek Matet dhe Grudet në Luzni…

D. Agolli: Pse edhe Luznia mbytet?

A. Ashiku: Mbytet Fusha e Luznisë, Katundi i Ri mbytet tërësisht kurse Hoteshi pjesërisht…

D. Agolli: Po.

A. Ashiku: Desha që të kthehemi pak në kohë, atëherë kur ishit gazetar në “Zërin e Popullit”, kur u ngjitët në Malin e Luznisë dhe mësuat historinë e njeriut me top, Manuket që goditën Meret dhe bëtë romanin “Njeriu me top”. Unë, siç e shikoni kam bërë një libër ku i them Jo Skavicës sepse mbyt një qytetërim të tërë dhe kërkoj që të shihet një tjetër alternativë, alternativa e hidrocentraleve mbi lumenjtë, degë të Drinit. Me që jeni devolli më ngjan se Skavica si rezervuar është si ti vesh një pritë Devollit në Maliq, të mbytësh gjithë fushën për hir të hidrocentraleve që do të bëhen në kaskadën e Devollit.

D. Agolli: Ta vësh në Cangonj.

A. Ashiku: Duke hedhur një vështrim tek e kaluara do të desha këndvështrimin tuaj për këtë gjë. Si e gjetët “Njeriun me top në Luzni”, si e krijuat Mato Grudën dhe plakun Mere? Si i morët emrat e fiseve dhe i bëtë personazhe të romanit?

D. Agolli: Atje mbi… në fshatin Arapaj…

A. Ashiku: Arap i Poshtëm. Arap i Poshtëm dhe Lishani i Poshtëm vendet ku është zhvilluar ngjarja reale…

D. Agolli: ...Një njeri i familjes së tyre, të Mereve, kishte shkruar gjithë historinë e familjes, hasmëritë. Bënte fjalë në ato shënime edhe për një top të artilerisë së lehtë që tërhiqej me kuaj që e kishin gjetur pas rënies së Italisë fashiste dhe e kishin marrë me vete me qëllimin të marrin hak ndaj asaj shtëpie që …pala tjetër dua të them…

A. Ashiku: Manuket me Meret…

D. Agolli: Po. Këta e kishin marrë që kur të vinte rasti ta qëllonin me top këtë shtëpi sepse ajo ua kishte zhdukur gjithë njerëzit. Ajo ishte një fletorkë me kapak të zinj siç ishin atëherë fletoret, si bllok. E këtij formati ishte sa i këtij libri. Ai shkruante me një vërtetësi të madhe të gjitha ngjarjet si kishin ndodhur. Atje ishte një gazetar i “Zërit të Popullit”, Osmani…

A. Ashiku: Osman Allkja. E njoh, e kam mik.

D. Agolli: Ai, Maneja, se Mane i thosha unë, pasi i tregova për fletorkën më tha se unë kam këtë fletore. Ma dha ky fletoren. Nuk e mora unë vetë. Unë kam një fletore më tha dhe do të ta sjell, po të asaj shtëpie të Manukëve. Ma dha fletoren. Unë e mbajta gjatë atë fletore. Fletorja mbeti në sirtarin e tavolinës time në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe nuk e di ku përfundoi. Pas disa vjetëve mendova, më lindi ideja, për të bërë romanin “Njeriu me top”. Doemos unë ia ndërrova emrat, por Meres nuk ia ndërrova. E vura Mere se më dukej kështu shumë ekzotike dhe një emër që nuk i përkiste feve të ndryshme që kemi këtu ne. Mere mund të jetë edhe nga vende të tjerë, edhe francez mund të jetë. Apo jo?

A. Ashiku: Po.

D. Agolli: Kështu mora këtë sepse ishte asnjanës. Mere, ne andej kemi shkurtimin e Remes, Muharrem ose Mere i themi, apo një emër tjetër që mbaron me këtë. Prandaj mora emrin, mora edhe ngjarjen dhe u shkrojt ky roman. Pasi u botua romani, Viktor Gjika, tashti ka vdekur dhe vdiq i ri, relativisht shtatëdhjetë vjeç, regjisor shumë i mirë, nga më të mirët që kemi ne e që kemi pasur dhe nuk besoj të zëvendësohet lehtë. Viktorit i pëlqeu si ngjarje dhe më tha se unë do ta bëj këtë film por më bëj ti skenarin. Unë i thashë më mirë bëje vetë se unë çfarë kisha për të thënë i thashë në roman. Në ndonjë gjini tjetër këtë nuk e hedh dot prandaj merre dhe bëj çfarë të duash. Ai e bëri vetë skenarin duke ia parë edhe unë, duke precizuar disa ngjarje vetëm për ti dhënë disa konsultime, jo si redaktor. Kështu u bë filmi Njeriu me top.

A. Ashiku: Mato Gruda. Në Luzni janë dy fise Matet dhe Grudet…

D. Agolli: Mato është emër shqiptar, veçanërisht në bregdet. Ka Mate në Çorraj, në Sasaj…

A. Ashiku: Ashtu siç ka shumë edhe në Dibër.

D. Agolli: Edhe Jakupi që ishte, ti e njihje Jakup Matën. E bëra në atë mënyrë që të ndjehej se ishte në të gjithë Shqipërinë jo vetëm në atë krahinë. Kjo mund të ishte edhe nga Devolli, edhe nga Labëria, edhe nga Veriu prandaj i përzjeva këto edhe Grudë edhe Mate në mënyrë që të mos thoshin të tjerët se ja na e ka bërë krahinën tonë kështu. Megjithëse në përgjithësi tendenca e romanit ishte pozitive. I lanë hasmëritë dhe luftuan kundër një pushtuesi të përbashkët. Kështu lindi ky roman. U botua me tirazh të madh, u shit brenda një jave. Është ribotuar disa herë…

A. Ashiku: Është botuar edhe në revistën “Nëntori”…

D. Agolli: Një pjesë, jo i gjithë, disa fragmente. Nuk më kujtohet në “Nëntori” apo në “Drita”. Është ribotuar disa herë dhe u përkthye në Francë, në Siri, në Bullgari dhe në disa vende të tjera. Ka bërë jehonë edhe në vende të tjerë. Kështu është historia e këtij romani.

Abdurahim Ashiku, prill, 2010

Next Post
“Shqipëria pa armë”, Tahiri ka një apel edhe për këngëtarët: Modeli i gangsterit me armë nuk është i duhuri për fëmijët

‘Shqipëria pa armë’, gjatë 24 orëve janë dorëzuar 42 armë zjarri, 7990 fishekë, qarqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sali, ti je një renegat faqezi

Feja dhe arsyeja në sferën publike! Një reflektim pas ndarjes nga jeta të Jürgen Habermas

March 21, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 22 Mars 2026

March 21, 2026
Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

Çmimi i karburanteve, Berisha: Kërkojmë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës

March 21, 2026
Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

Rama: Do të ulim numrin e deputetëve, nuk ka shqiptar që nuk e do këtë

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Negociatat mbyllen brenda këtij mandati”, Rama: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndalë ne!

March 21, 2026
Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

Berisha kthehet nga samiti i PPE: Të bashkohemi nesër në kryengritje paqësore

March 21, 2026
Hidhet shorti në PD, si do të renditen në fletën e votimit Berisha dhe Elezi

Një ditë para protestës, zbulohet mesazhi i PD: E kemi për detyrë ta rrëzojmë Ramën!

March 21, 2026
Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

Rama bën ndryshime në qarqe, rikthehen në Tiranë Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

March 21, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

March 21, 2026
Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In