Një fotografi e postuar nga Bes Kallaku në rrjetet sociale, teksa shfaqej bashkë me gjyshin e tij, Ganiun pasi kishin shkuar për gjueti ka ngjallur polemika të shumta ditën e sotme.
Fotoja u publikua nga vetë Besi duke krijuar keqkuptime.
E vërteta që fshihet pas asaj fotoje është tërësisht e ndryshme nga ajo që u aludua në momentet e para. Më saktësisht, ka qenë vetë Bes Kallaku ai që ka është prononcuar për ‘Jeta osh Qef’ dhe ka sqaruar në lidhje me rastin në fjalë.
Ai bën me dije se kjo është një fotografi e bërë disa vite më parë, kur nuk ka shkelur asnjë ligj dhe se ka një arsye të fortë që e ka ripostuar. Gjyshi i tij ka ndërruar jetë e ajo ishte fotografia që i pëlqente më së shumti me të.
“Të dashur miq dhe ju komentues që shihni hile gjithkund, tipik shqiptar i pandreqshëm, që kujtoni se do merrja Ganiun (gjyshin) dhe do dilnim të thyenim ligjet, të shkatërronim shtetin duke dalë për gjueti kur është e ndaluar. Foto është bërë para 3 vitesh, e kam hedhur në ditën kur Ganiu, që më rriti në fshat, u shtrua në spital në gjendje të rëndë dhe foto që kisha me të ishte kjo, dhe s’doja ta humbisja. E postova. Dhe meqë ra llafi, ai mbrëmë ndërroi jetë”, – sqaron Bes Kallaku./JOQ/a.k












