• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E vërteta e biznesmenit me 800 mijë euro dhe patentat e Tahirit, flet zv.Ministri i Brendshëm

by A R
04/11/2017 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Julian Hodaj, zv.ministër i Brendshëm që nga 9 tetori komentoi sot në studion e emisionit “Kjo javë” në News 24 akuzuat e opozitës se policia e Elbasanit kishte tentuar të fshihte arrestimin e biznesmenit Orest Sota.

Ky i fundit sipas policisë nuk iu bind urdhrit të bluve për të ndaluar, e që më pas rezultoi se udhëtonte me rreth 860 mijë euro dhe dy patenta për mjete lundruese në emër të ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Faktet janë aty, ky shtetas u ndalua nga policia e shtetit se nuk iu bind urdhrit të policisë, u kontrollua makina, u konstatuan paratë dhe u informua prokurori. Kush e njeh pak Kodin e Procedurës Penale e di që është prokurori ai që merret me këtë. Çdo gjë është e dokumentuar, prokuroria ka ndërhyrë në kohë reale dhe policia ka bërë punën e saj”,- tha ai, siç raporton BalkanWeb.

Hodaj komentoi më tej edhe rezultatet e raportit të monitorimit nga ajri të territorit shqiptar nga Guardia Di Finanza për vitin 2017-të, prej të cilit tha se policia ka shumë arsye të jetë e kënaqur.

“Nuk ishin thjesht rezultate inkurajuese por entuziaste. Jemi të kënaqur se ky raport se është një burim i besueshëm e s’mund të akuzohet për spekulime”,- vijoi ai.

Por pavarësisht rezultateve, Hodaj pranoi se zona si Shkodra, Malësia e Krujës por edhe një zonë e Skraparit mbeten ende problematike sa i përket kultivimit të kanabist.

Ai foli për një strategji të qartë me të cilën do vijohet të luftohet fenomeni i kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. “Po punojmë që tani, që të parandalojmë kultivimin e drogës vitin që vjen. Do mundohemi ti rafinojmë lëvizjet që të kemi rezultate sa më konkrete”,- shtoi Hodaj.

E sa për deklaratat e ministrit të Brendshëm italian, Marco Minitti se duheshin luftuar të paprekshmit, Hodaj tha me siguri që në Shqipëri askush nuk është i paprekshëm.

“Në dijeninë time nuk ka sot të paprekshëm. Viti 2018 do jetë domethënës në këtë drejtim. Do planifikojmë akoma më mirë masat e marra dhe do hedhim një hap cilësor në luftën ndaj këtij fenomeni dhe grupeve që kultivojnë dhe trafikojnë”,- tha ai.

Next Post
Kryebashkiaku i Roterdamit: Problem shqiptarët që kalojnë tranzit për në Britani

Kryebashkiaku i Roterdamit: Problem shqiptarët që kalojnë tranzit për në Britani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit/ LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

Abdixhiku paralajmëron largimin si kreu i LDK: Dorëheqjen do ta dorëzoj në Kuvendin e partisë

January 14, 2026
VIDEO / “O mbrojtës i ped****”, Trump i tregon gishtin e mesit punëtorit të ‘Ford’ që ia tha në sy se…

VIDEO / “O mbrojtës i ped****”, Trump i tregon gishtin e mesit punëtorit të ‘Ford’ që ia tha në sy se…

January 14, 2026
“Nuk ishte i sëmurë, vraponte si sprinter”, Hoxha analizon profilin e Altin Ndocit

“Nuk ishte i sëmurë, vraponte si sprinter”, Hoxha analizon profilin e Altin Ndocit

January 14, 2026
Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

January 14, 2026
VIDEO / U nderua me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi, Rama ndan pamjet nga ceremonia

VIDEO / U nderua me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi, Rama ndan pamjet nga ceremonia

January 14, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

January 14, 2026
Gazetari që u plagos në 21 Janar: Ngjarja, njollë e zezë për të djathtën! Familja Berisha e ka kapur prej fyti drejtësinë

“Basha e ka ‘shitur’ Berishën për 21 janarin”, Mahmutaj: PD është katandisur si parti e dorës së tretë

January 14, 2026
Mbi 12 mijë viktima në Iran, Trump: Vazhdoni protestat, ndihma po vjen! Rusia paralajmëron pasoja katastrofike

Mbi 12 mijë viktima në Iran, Trump: Vazhdoni protestat, ndihma po vjen! Rusia paralajmëron pasoja katastrofike

January 14, 2026
Groenlanda në prag të një vendimi historik! Samiti që mund të ndryshojë Arktikun dhe rendin global

Groenlanda në prag të një vendimi historik! Samiti që mund të ndryshojë Arktikun dhe rendin global

January 14, 2026
Vangjeli: Për kryebashkiakun e Tiranës dhjetëra forca sigurie, për Ndocin vetëm 5 efektivë. Shkelje e rëndë e protokolleve

Vangjeli: Për kryebashkiakun e Tiranës dhjetëra forca sigurie, për Ndocin vetëm 5 efektivë. Shkelje e rëndë e protokolleve

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In