E veçantë / Padit burrin se mbante tritol dhe shkon në Gjermani për azil
Bashkëshorti kallëzon gruan e tij në polici, pasi kishte shkuar për të kërkuar azil në Gjermani bashkë me fëmijën e mitur, pa ditur se ajo e kish denoncuar e para. Denis Shimili, shtetas i dënuar më parë për mbajtje të armëve dhe lëndëve plasëse, denoncoi të shoqen në polici.
Bashkëshorti kallëzon gruan e tij në polici, pasi kishte shkuar për të kërkuar azil në Gjermani bashkë me fëmijën e mitur. Denis Shimili, shtetas i dënuar më parë për mbajtje të armëve dhe lëndëve plasëse, denoncoi të shoqen në Komisariatin nr.3, ën Policinë e Tiranës.
Shimili u arrestua tre vite më parë nga Antiterrori në kryeqytet, pasi u denoncua nga gruaja e tij, Rudina Mata, sepse kishte në shtëpi mina me celularë.









