Një 22 vjeçare, influencuese e njohur në rrjetet sociale i ka dhënë fund jetës.
Kristina Kika Đukić, 22 vjeç ka kryer vetëvrasje. Shoqja e saj, Laura Tesanović ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në rrjete sociale.
“Me keqardhje ju informoj se Kika nuk është më me ne. Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e saj dhe për të gjithë njerëzit që e deshën dhe e njohën. Të dua përgjithmonë Kiko, prehu në paqe”, thuhet në postim.
Si një yll i madh i rrjeteve sociale, Kika u gjend edhe në shënjestër të bullizmit dhe abuzimit kibernetik. Shumicën e kohës ishte jashtëzakonisht e vështirë për të. Edhe nëna e saj postoi në rrjetet sociale: “Me dhimbje të madhe ju njoftoj se Kika ime ndërroi jetë dje.”