Eshte ndare nga jeta doktori i Shkencave Ylli Çabiri! Ai ka qene minister ne qeverisjen e Vilson Ahmetaj dhe me pas i ehste perkushtuar kerkimit dhe drejtimit shkencor.
Por kush eshte Doktorr Ylli Cabiri?
Ylli Çabiri ka lindur në qytetin e Elbasanit dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në fakultetin e Inxhinierisë. Studimet pasuniversitare i kreu në Francë në universitetin “Paris XI”. Fitoi vlerësimin “Shkëlqyer” nga universiteti francez për studimin e tij të doktoraturës mi Çeliqet Shqiptare. Deri në vitin 1988 la punuar si: Drejtues i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Siderurgjike, më pas Drejtor në Këshillin e Ministrave, Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit me Jashtë dhe Zëvendësministër i Tregtisë së Jashtme.
Në vitet e para të demokracisë, u emërua Ministër i Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë në dy qeveri; Qeverinë e Stabilitetit, të drejtuar nga Z. Ylli Bufi dhe Qeverinë Teknike të drejtuar nga Z. Vilson Ahmeti. Më pas punoi si Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, Ekspert Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Vlerësimit të Financimeve të Bashkimit Europian në shtete të ndryshme të Ballkanit, Këshilltar Politikash i Ambasadori të OKB në Tiranë dhe Këshilltar i Kryeministrit. Që prej vitit 1999 ka punuar Drejtor Ekzekutiv dhe President i Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor, (HDPC) në Tiranë.
Doktori i Shkencave Ylli Çabiri ka një aktivitet tepër të pasur shkencor dhe profesional, njw pjesw e tw cilit wshtw pwrmbledhur si më poshtë :
Mbi 12 punime në fushën e studimit të çeliqeve, kromit, e në përgjithësi të kushteve të prodhimit të tyre në industrinë shqiptare e më gjerë, mbi 34 punime, studime të thelluara e analitike në fushën e administrimit publik, politikave të qeverisjes dhe disiplinimit të energjive sociale, me angazhime të drejtpërdrejta si ekspert ndërkombëtar në mbi 21 organizata dhe institucione ndërkombëtare me interesa zhvillimi në Shqipëri në rajon e më gjerë, me njohje të thelluar të problematikave të administrimit publik dhe politikave të qeverisjes në mbi 8 vende të rajonit të Ballkanit, me publikim të studimeve në mbi 6 vende të Europës dhe përtej Atlantikut) – ja disa shifra çelës tejet domethënëse që paraqesin kontributet shkencore, teorike e aplikative të Ylli Çabirit, aktualisht ekspert ndërkombëtar në Shqipëri dhe rajon, pranë institucioneve prestigjoze në Europë e SHBA.
Me fillime të veprimtarisë kërkimore-shkencore në fushën e industrisë e minierave, i doktoruar në fushën e Transformimeve Strukturore të Çeliqeve me pak Nikel dhe Krom, në Universitetin Paris XI, PhD, 1981, Y. Çabiri rreshtohet në radhën e specialistëve që morën përsipër modernizimin e sistemit të teknologjisë së industrisë shqiptare të përpunimit të minieraleve. Përvoja në këtë fushë kërkimi e aplikimi i mundësoi njohje të thelluar të problematikave edhe më gjerë se objekti ngushtë i studimit, të cilave iu përkushtua në kushtet e reja të viteve 1990 e në vijim.
Kërkimi dhe aplikimi shkencor në vitet 1990 e në vijim fiton një përmasë dhe natyrë të re. Tashmë intelektualizmi mund t’u shërbente çështjeve të mëdha që shtron epoka. Y. Çabiri lëviz në këto hapësira të reja, duke synuar të tjera horizonte dhe duke lënë gjurmë në ato hapësira. « Intelektuali, theksojnë Pascal Ory dhe Jean-François Sirinelli, mbron vlera, përdor një prestigj, atë të formimit të tij, për të autorizuar të drejtën e shqyrtimit për çështjet e natyrës së përgjithshme që kanë të bëjnë me shoqërinë, duke kërkuar një autoritet moral dhe politik ». Këto përmasa bëhen karakterizuese të një veprimtarie të re e të frytshme mbi njëzetvjeçare, që vijon me të njëjtin intensitet edhe aktualisht.
Ekspert ndërkombëtar, i fokusuar kryesisht në :
- Politikat publike
- Shërbimet sociale
- Tregun e punës
- Formimin profesional
- Hartimin, monitorimin e zbatimin e politikave publike
- Qeverisjen dhe planifikimin strategjik
- Qeverisjen dhe zhvillimin ekonomik dhe social
- Përfshirjen sociale të grupeve në nevojë
- Të drejtat themelore të njeriut
- Integrimin europian
- Reformën e arsimit
- Raportet e vlerësimit
- Dialogun social
- Reformat e administratës publike
- Monitorimin dhe vlerësimin strategjik
- Politikat e shpenzimeve publike
- Reformën e decentralizimit
- Grupet e margjinalizuara
- Zhvillimin e sektorit privat dhe politikat qeverisëse
- Politikat e zbutjes së varfërisë
- Bashkëpunimin ekonomik me jashtë
- Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare në Shqipëri, rajon, Europë e më gjerë :
- ILO (Organizata Botërore e Punës)
- ILO – IPA
- ETF (Fondacioni Europian i Trajnimit)
- RAA (Roma Active Albania)
- UNDP (Shqipëri, Kosovë)
- OSFA
- Sëisscontact
- Save the Children
- Rrjeti EUCLID
- Press Noë, Beograd, Serbi
- BTD
- ICCD – Hollandë
- Useful to Albanian Ëomen
- Delegacioni i BE-së, Tiranë
- GOPA Consultants
- Banka Botërore, Operations Evaluation Department
- KBF
- CHM
- ËB-FIAS
- Montgomery Ëatson Ltd, Belgjikë
- OMAS Consortium
Një periudhë mbi njëzetvjeçare, përkushtuar ndaj studimit, analizës, interpretimit, publikimit dhe zbatimit të të dhënave, gjendjeve, situatave, raporteve, projekteve, politikave që lidhen me administrimin publik dhe disiplinimin e energjive sociale, në kahje të tilla që kanë të bëjnë me :
- Zhvillimin e burimeve njerëzore.
- Politikat publike të punësimit dhe formimit profesional.
- Zbatimin e një sistemi të ri shërbimi punësimi.
- Nxitjen e arsimimit, punësimit, përkujdesit shëndetësor dhe formimit profesional të pakicave etnike në nevojë (romëve) ; përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vendet e SEE-së.
- Politikat e punësimit të të rinjve, pjesëmarrjen në mobilitetin në tregun e punës, në këndvështrimin e nismës së Kombeve të Bashkuara « E ardhmja që ne duam ».
- Asistencën për përgatitjen e Strategjisë së Arsimit dhe Formimit Profesional dhe Planit të Veprimit 2013-2020.
- Integrimin e grupeve të margjinalizuara në tregun e punës, dhe interpretimin e përvojave në Shqipëri e Ballkan.
- Përpunimin e moduleve të trajnimit dhe përvijimin e politikave për modernizimin e strukturave të institucioneve të pushtetit qendror e lokal, dhe organizatave të shoqërisë civile për të rritur aksesin e tyre në financimet e Bashkimit Europian.
- Përgatitjen e kuadrit ligjor e rregullues të Decentralizimit të Arsimit dhe Formimit Profesional ; të arsimit postsekondar, etj.
- Përmirësimin e kuadrit ligjor, politikave dhe strategjive shtetërore, si dhe rolin e organizatave të shoqërisë civile që kanë në fokus gjendjen e fëmijëve.
- Vlerësimin dhe interpretimin e shtysave prej projekteve të financuara nga Fondi i Integrimit Europian (Agjencia Europiane e Rindërtimit).
- Optimizimin e funksioneve dhe strukturës organizative të institucioneve të pushtetit lokal (Bashkitë, etj.).
- Procedurat e aplikimit në Fondin Inovativ të BE-së, të aplikimit për grande në BE, Modelin e Aplikimit, etj.
- Përpunimin e strategjive të zhvillimit në rajon, vlerësimin e nivelit të zhvillimit ekonomik e social, në Kosovë e më gjerë.
- Mundësimin e njohjes së modeleve më të mira të BE-së dhe matjen e performancës së Administratës publike.
- Mundësimin e njohjes së procesit Europian të Kopenhagenit për studimin e barrierave administrative dhe kostos për bizneset në Shqipëri.
- Studimin dhe interpretimin e ndarjes administrative dhe përllogaritjen e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor.
- Nxitjen e politikave qeveritare për 1. Zhvillimin e politikave qeverisëse dhe funksioneve të planifikimit strategjik në Këshillin e Ministrave ; 2. Përcaktimin e aksioneve më kryesore për përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE ; 3. Zhvllimin e procedurave standarde dhe rregullave për menaxhimin dhe koordinimin e fondeve të donatorëve ndërkombëtarë e veçanërisht të fondeve të BE-së.
- Vlerësimin e programit Phare të BE-së në rajonin e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Bullgarinë, Rumaninë, Serbinë, Malin e Zi, Slloveninë.
- Veprimtari kërkimore-shkencore në fushën e industrisë dhe minierave
- Përgatitja dhe monitorimi i prioriteteve të zhvillimit të sektorit të industrisë dhe minierave në Shqipëri (1987-1991).
- Udhëheqës studimesh dhe projektesh ; drejtues kryesor i projektit të zgjerimit të kapacitetit të Uzinës së Ferrokromit në Burrel (1982-1987).
- Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor, në fushën e kërkimit « Struktura e metaleve » (1985).
- PhD Degree, Universiteti Paris XI, Francë, në fushën e kërkimit « Transferimet Strukturore të Çeliqeve me pak nikel dhe krom » (1978-1981).
- Master Degree, Instituti Nacional i Studimeve dhe Teknikave Nukleare (INSTN), Saclay, Francë, në fushën e kërkimit « Transformimet Strukturore të Materialeve » (1977-1978).
Veprimtari mësimdhënëse universitare
Pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe filialit të tij pranë Universitetit të Elbasanit (ILP « A. Xhuvani »), lektor në lëndët :
- Përpunimi Termik i Metaleve (1981-1982)
- Struktura e metaleve (1981-1983)
- Rezistenca e materialeve (1981-1984)
Në kurset pasuniversitare të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, dega Teknologë të Universiteit të Tiranës :
Transformimet fazore (1984-1990)
Hapësira gjeografike e botimeve
- Angli (Londër)
- Belgjikë (Bruksel)
- Itali (Torino)
- Kosovë (Prishtinë)
- SHBA (Nju-Jork, Uashington)
- Uruguaj (Montevideo)
Hapësira gjeografike e studimeve dhe kontributeve në rajon
- Bullgaria
- Kosova
- Mali i Zi
- Maqedonia
- Rumania
- Serbia
- Sllovenia
- Shqipëria
Hapësira gjeografike e studimeve dhe kontributeve në Shqipëri
(Harta dhe perpunime grafike)
Në 12 qarqet e Shqipërisë ; me njohje më të thelluar :
- Berati
- Elbasani
- Fieri
- Lezha
- Shkodra
- Tirana
- Vlora
- Anëtar i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit (2010 – vazhdim)
- Qendra për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor, President (1999-2009).
- South Eastern Europe Ëorking Group, Neë York USA, Anëtar i Bordit (2006-2008)
- Agjencia Shqiptare e Zhvillimit Ekonomik, Kryetar i Bordit Mbikqyrës (1998-2001)
- Zëvendës drejtor i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Metalurgjike (1982-1987)
- Drejtor pranë Këshillit të Ministrave (1987-1991), (1992-1993)
- Ministër i Bashkëpunimit Ekonomik dhe Tregtisë: Qeveria e Stabilitetit; Qeveria Teknike (1991-1992)
- Ekspert Ndërkombëtar pranë instutucioneve të ndërkombëtare në Shqipëri, Ballkan, Europë e më gjerë: ILO, ETF, UNDP, HDPC,SËISSCONTACT, Save the Children, Press Noë Beodrad, Serbi
- Delegacioni i BE-së në Tiranë, GOPA Consultant, OSFA, KBF, CHM, Montgomery Ëatson Ltd, Belgjikë, OMAS Consortium, etj.
- Anëtar i Senatit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan (2009 – vazhdim)
- Qytetar Nderi i Beratit – (tetor 2013)
- Urdhër i Punës i Klasit III-të (Nr. 7146, date 17.8.1987)
- Medalje për shërbime të shquara (Nr. 7117, date 6.4.1987)
- Medalje Pune (Nr. 4446, date 10.10.1968)